GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ja kush është “oriundo” më i ri i Italisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kush është “oriundo” më i ri i Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia dhe Mateo Retegui (San Fernando, 1999) duket se janë të dënuar të mirëkuptohen mes njëri tjetrit. Numri 9 i Tigres në kampionatin argjentinas ka nderuar kampionët e Europës me pjesën e parë të mbiemrit të tij me origjinë baske.

“Rete” në italisht do të thotë gol. Dhe ai nuk ka pritur shumë për të shënuar golat e tij të parë me Italinë. Dy golat e tij në dy ndeshje me “Axurrët” e kanë bërë atë një nga emrat më të lakuar në Itali. Retegui debutoi me një gol për histori në humbjen ndaj Anglisë (1-2) në takimin e parë kualifikues për në kampionatin europian të vitit 2024.

Sipas statistikave të nxjerra nga “Opta”, argjentinasi u bë lojtari i parë që shënoi me Italinë duke luajtur për një ekip joeuropian. “I pakënaqur” me kaq, ai zgjidhi të bënte protagonistin edhe në takimin e së dielës kundër Maltës, ku Italia fitoi me shifrat 0-2. Ai u bë në këtë mënyrë lojtari i 22-të që ka shënuar në dy ndeshjet e tyre të para me Italinë.

 

KRITIKAT DHE SKALONI – Megjithatë, as dy golat e tij që në dy takimet e para me Italinë nuk e kanë çliruar nga kritikat sulmuesin argjentinas që zgjodhi të luante për Italinë. “Ai luajti shumë mirë, por ka edhe sulmues të tjerë të nivelit të tij në Itali, ata thjesht kanë nevojë për hapësirë”, ka thënë sulmuesi i krahut i Napolit, Mateo Politano.

“Nuk e kuptova se çfarë kuptimi ka të marrësh Reteguin kur në Itali ke një profil të ngjashëm si Pinamonti”, tha ish-futbollisti Çiço Graciani. Komentet për të nuk kanë munguar as nga vendlindja e tij, Argjentina.

Trajneri i “Albiçelestëve”, Lionel Skaloni, në lidhje me Reteguin tha: “Nëse po luan për Italinë i uroj mbarësi. Nuk ka kuptim të mendojmë nëse do të ishte apo jo i duhuri për Argjentinën, sepse nuk kemi qenë të bindur për ta grumbulluar”.

 

MBËSHTETJA – Kritikat janë njëra anë e medaljes. Por ka pasur dhe nga ata që i kanë qëndruar në krah numrit nëntë të Italisë. Në radhë të parë trajneri Mançini, i cili i besoi dhe ai e shpërbleu me gola.

Daniele Adani është një tjetër ish-lojtar që i ka dalë në krah sulmuesit. “Nuk do të jetë kurrë Van Basten, por është një kafshë e uritur.

Ai është një nga ata sulmues që, nëse i hedh një top, do të fluturojë te portieri nëse është e nevojshme. Ai vrapon shumë dhe krijon hapësira. Përveç kësaj, ai sakrifikon shumë edhe në mbrojtje”, tha ai.

 

FAMILJA – Mateo Retegui ka lindur në një familje që jeton me sportin, veçanërisht hokejin në bar sintetik. Babai i tij, Karlos Retegui, mori pjesë si lojtar në tri Lojëra Olimpike radhazi (1996, 2000 dhe 2004).

Më vonë si trajner, ai fitoi medaljen e artë me ekipin e meshkujve në Lojërat e Rio de Zhaneiros dhe fitoi dy medalje argjendi me ekipin e femrave në “Londër 2012” dhe “Tokio 2020”. /Panorama/

Etiketa: Italiakombetarja italianeSport

Lajme të lidhura

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos
Breaking Views

Si do ta ndalojë Mbappén? Hansi Flick tregon shqetësimet para El Clasicos

10:53 - 25/10/26
Para
Humbja në derbi djeg akoma, Partizani akuzon arbitrin

Humbja në derbi djeg akoma, Partizani akuzon arbitrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com