GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ja letra e ligjvënësve amerikanë e evropianë që po alarmon Serbinë

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja letra e ligjvënësve amerikanë e evropianë që po alarmon Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Letra e 56 ligjvënësve amerikanë e evropian që e kritikon Beogradin për politikën ndaj Kosovës po vlerësohet në mënyra të ndryshme në Serbi.

Derisa përfaqësues të pushtetit thonë se letra është presion ndaj Serbisë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, një pjesë e opozitës mendon se letra është e pafavorshme, sepse paralajmëron ndryshim në kursin ndaj Serbisë.

Në anën tjetër, ekspertët serbë besojnë se kjo letër është një iniciativë e politikanëve seriozë me funksione të larta nga Evropa dhe Amerika, të cilët tani kërkojnë nga Serbia t’i përmbushë obligimet e saj.

“Me këtë letër balancohet presioni kur është fjala për situatën në veri të Kosovës. Pas Kosovës edhe Serbia është nën presion. Ndaj Serbisë ka akuza të rënda se nuk po kontribuon në uljen e tensioneve në Kosovë.

Më herët është thënë se Serbia duhet të shfaqë një vullnet më serioz për t’u ulur sërish në tryezën e bisedimeve, për të kërkuar zgjidhje dhe t’i përmbush obligimet.

Serbia tani është shënjestruar, është drejtuar gishti nga Serbia nga një rreth serioz politikanësh”, deklaroi Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

Njohësit e çështjeve juridike konsiderojnë se Serbia nuk duhet të anashkalojë letrën e dhjetëra deputetëve dhe se çështjet duhet të adresohen.

“Nuk duhet anashkaluar edhe përgjigjen e zëdhënësit Stano, i cili tha se kjo është një letër serioze e shkruar nga deputetë të disa vendeve të BE-së, por se BE-ja ka 27 parlamente dhe mijëra parlamentarë dhe kjo duhet parë si hapje e debatit.

Nuk duhet një diskutim i zjarrtë, por të flitet me argumente se çfarë nuk ka bërë dhe çfarë mund të bëjë Serbia në javët e ardhshme për të treguar konstruktivitet”, deklaroi juristi Millan Antonijeviq, raporton RTK.

Pas kësaj letre të zyrtarëve perëndimorë, konsiderohet se marrëdhënia e Perëndimit ndaj Serbisë do të varet nga reagimi i autoriteteve serbe ndaj sfidave, që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës dhe procesin e dialogut.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar politikanët nga Europa dhe SHBA për letrën e dërguar në Bruksel, Washington dhe Londër, përmes së cilës kërkohet qasje e barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe ku ankohen për anim kah Beogradi.

Kurti i ka falënderuar me emra tre nga më kryesorit e kësaj letre, si dhe të gjithë nënshkruesit e tjerë. Ai ka përmendur edhe kërcënimin që vjen nga Serbia.

“Faleminderit Alicia Kearns [deputete britanike], Senatorit [amerikan] Bob Menendez dhe Michael Roth [Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman], si dhe pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë të cilët kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe një qasje ndaj rajonit më të vëmendshme ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila bashkë me 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen  ndaj Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka pranuar një letër nga dhjetëra përfaqësues politikë evropianë dhe amerikanë, të cilët kanë kërkuar nga Brukseli dhe Uashingtoni që të ndryshojnë qasjen e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë, ka konfirmuar zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano./Telegrafi

Etiketa: letraligjevenesit amerikane e evropianeSerbia

Lajme të lidhura

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Para
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Aksident në Kosovë, përplasen 5 makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com