GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ja pse ish-presidenti Trump mund të mos marrë pjesë në debatin e parë të kandidatëve republikanë

18:46 - 30/06/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Biden është nën kontrollin e plotë të Kinës, ata e zotërojnë atë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump tha se ai mund të mos marrë pjesë në debatin e parë të Partisë Republikane për zgjedhjet paraprake presidenciale që mbahet më 23 gusht, duke përmendur epërsinë e tij në sondazhe dhe atë që ai e quajti njëanshmëria kundër tij, të kanalit televiziv që organizon debatin. Ai tha se gjatë asaj periudhe mund të zhvillojë një aktivitet alternativ.

Në një intervistë telefonike me agjencinë ‘Reuters’, zoti Trump tha “ndoshta jo”, kur u pyet nëse do të merrte pjesë në debatin që do të organizohet nga kanali ‘Fox News’ në Miluauki, më 23 gusht.

Debati do të jetë shansi i parë për votuesit që të shohin kandidatët republikanë për president të përballen me njëri-tjetrin.

Zoti Trump e quajti kanalin ‘Fox News’, të cilin e ka kritikuar për mosmbulimin e aktiviteteve të fushatës së tij, një “rrjet armiqësor” dhe tha se shihte pak merita në debatimin e kandidatëve si me ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie, të cilët janë shumë prapa tij në sondazhe. “Pse do t’u jepja atyre kohë për të bërë deklarata? Pse do ta bëja këtë kur udhëheq me 50 dhe 60 pikë në sondazhe”, tha zoti Trump.

Sondazhet kombëtare kanë treguar vazhdimisht se ai është kandidati kryesor në garën paraprake republikane me një diferencë të madhe.

Një sondazh i agjencive Reuters/Ipsos në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 43% e republikanëve të vetëidentifikuar si të tillë, thanë se Donald Trumpi ishte kandidati i tyre i preferuar, krahasuar me 22% që zgjodhën guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Chris Christie kishte 2% mbështetje.

Zoti Trump është përballuar me kritika për shkak të sugjerimeve të bëra edhe më parë, se ai mund ta anashkalojë debatin.

Chris Christie, një ish-aleat i Donald Trumpit, i cili tashmë është një nga kritikët e tij më të ashpër, e ka akuzuar ish-presidentin se ka frikë të bashkohet në debate nga shqetësimi se mos humbet epërsinë e tij në garë.

Donald Trumpi tha se ai kishte oferta për të mbajtur një ngjarje tjetër gjatë debatit ose më vonë atë mbrëmje.

“Ne kemi pasur shumë oferta, qoftë për një tubim apo për një intervistë nga dikush tjetër”, tha ai. “Nuk dua të mburrem, por debati nuk do të jetë shumë emocionues nëse nuk do të jem unë atje.”/VOA

Etiketa: Trump

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
E rëndë! Një person vret dy persona duke hapur zjarr brenda aeroportit

E rëndë! Një person vret dy persona duke hapur zjarr brenda aeroportit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com