GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ja qëndrimi i analistëve amerikanë për politikën e SHBA në Kosovë

21:17 - 08/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Sulmohen dy shqiptarë në veri të Kosovës, njëri i gjakosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditët e fundit i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kanë shprehur publikisht mosmarrëveshjet mes tyre. Përplasja mes dy palëve vjen mes një trysnie të shtuar nga SHBA dhe BE ndaj Prishtinës dhe Beogradit për të çtensionuar situatën në Veri të Kosovës dhe për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve. Në Uashington dy analistë amerikanë, Luke Coffey i Institutit Hudson dhe Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë shprehën mendime të ndryshme për Zërin e Amerikës lidhur me mënyrën se si po vepron diplomacia perëndimore, sidomos ajo amerikane. Me analistët bisedoi gazetarja Keida Kostreci.

Që pas ngjarjeve të javës së kaluar në Veri të Kosovës, Uashingtoni ka qenë kritik në mënyrë të pazakontë ndaj Prishtinës, përfshirë deklaratat e të dërguarit të posaçëm amerikan, Gabriel Escobar ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitave në Prishtinë dhe Beograd.

Për analistin e Institutit Hudson, Luke Coffey, qëndrimi i administratës së Presidentit Joe Biden, ka qenë i pabalancuar.

“Mendoj se mënyra se si zoti Escobar i është qasur kësaj çështjeje ka qenë pothuajse e papërgjegjshme, të paktën jo shumë e sofistikuar në aspektin e diplomacisë amerikane. E kuptoj dëshirën për të ushtruar presion ndaj të dyja palëve nga qeveria amerikane, por duket se kohët e fundit presioni ka qenë në mënyrë joproporcionale kundër Kosovës, të paktën publikisht. Dhe mendoj se kjo është e pashëndetshme”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Zoti Coffey, një analist konservator, e hedh poshtë argumentin se Shtetet e Bashkuara u zunë në befasi nga veprimet e qeverisë së zotit Kurti në Veri pa koordinim me Uashingtonin, duke thënë se nëse kjo është e vërtetë, është një dështim i angazhimit dhe diplomacisë amerikane.

“Do të ishte kulmi i paaftësisë nëse ambasada amerikane nuk e dinte se qeveria e Kosovës do të përpiqej të dërgonte kryetarët në ndërtesat e komunave”, thotë ai.

Por Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, janë të justifikuara.

“Ai ka ndërmarrë kohët e fundit veprime që unë i konsideroj si provokuese pa nevojë, përfshirë shtysën për çështjen e targave dhe së fundmi përdorimin e policisë së armatosur për të futur në godinat e komunave kryetarët shqiptarë etnikë që u zgjodhën me më pak se 4% të votave. Këto nuk janë manovra të dobishme”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por megjithëse mendon se politika që po ndjek administrata amerikane është e drejtë, ai shton se Serbia ka qenë gjithmonë një lojtar i vështirë dhe gjasat janë që i nxiti serbët në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

“Pra, megjithëse unë mendoj se kritikat ndaj Kurtit janë të justifikuara, presioni duhet të ushtrohet si mbi Prishtinën ashtu edhe mbi Beogradin nëse do të shohim përparim drejt normalizimit dhe zbatimit të marrëveshjeve, përfshirë një formë të vetë-menaxhimit të serbëve në Kosovë”.

Çështja e Asociacionit është Thembra e Akilit në procesin që po provon të jetë tepër i brishtë drejt gjetjes së një rruge për normalizim. Zoti Escobar përsëriti se nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, duhet të themelojë Asociacionin.

“Kjo duket të jetë pika kryesore e ngecjes. Por për mendimin tim, është gjithashtu çelësi që do të çonte në një përparim në mënyrë që shumica serbe që jeton në veri të lumit të ndjente se ka një zë në institucionet, qeverisjen e Kosovës dhe që të ndjehen shumë më komodë për t’u integruar në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, zoti Kupchan.

Ai e pranon se me strukturat paralele dhe manipulimin e popullatës serbe brenda Kosovës nga ana e Beogradit, Kosova ka të drejtë të jetë e acaruar. Por çështja qëndron diku tjetër, thotë ai.

“Cila është rruga më e mirë që qeveria duhet të ndërmarrë për të arritur në një paqe të kënaqshme, të qëndrueshme dhe afatgjatë, ku Serbia të krijojë një marrëdhënie normale me Kosovën dhe në fund të fundit, të gjitha vendet e botës, përfshirë Serbinë, ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran”.

Zoti Coffey thotë se është e pamohueshme që pakicat etnike duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë sipas ligjit dhe të kenë përfaqësim të përshtatshëm. Por … “Mendoj se shqetësimi për një tjetër Republika Srpska është shumë legjitim dhe i vlefshëm. Megjithatë, besoj se diskutimet për këtë Asociacion dhe proceset që do të çojnë ndoshta në themelimin e tij duhet të bëhen para së gjithash me dyer të mbyllura, sepse kjo është një çështje e delikate”, thotë për Zërin e Amerikës.

Zoti Coffey thotë se nëse ka kritika legjitime ndaj qeverisë së Kosovës, “një aleate e ngushtë”, atëherë ato duhet të bëhen privatisht.

Por zoti Kupchan mendon se SHBA po flet publikisht, në një përpjekje për të bindur kryeministrit Kurti për t’iu kthyer dialogut me Serbinë, në një mundësi që ai e quan shansin më të mirë ndoshta që nga pavarësia e vitit 2008 për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë një mesazh edhe Serbisë, qeverisë serbe se janë një lojtar i balancuar dhe se nëse mendojnë se Prishtina po ndërmerr hapa që nuk janë të dobishëm, do ta thonë një gjë të tillë”.

Zoti Kupchan thotë se janë pikërisht lidhjet historike mes Kosovës dhe Serbisë, që e bëjnë Uashingtonin të ketë një ndikim unik për ta shtyrë Prishtinën drejt një qëndrimi konstruktiv.

SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në komunat e veriut.

Zoti Coffey e pranon se kryetarët shqiptarë nuk kanë mandat popullor, megjithëse thekson se nuk është përgjegjësia e tyre që serbët në Veri bojkotuan. Ai thotë se kërkesa e SHBA-së dhe BE-së për zgjedhje të reja, është e arsyeshme …

“Nëse Serbia tërheq trupat nga kufiri dhe nuk bën përpjekje të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës, nëse serbët etnikë që jetojnë atje angazhohen sinqerisht për të marrë pjesë në këto zgjedhje, atëherë mendoj se do të ishte e arsyeshme të rimbaheshin këto zgjedhje”, thotë ai.

Zoti Kupchan është dakord që duhen mbajtur zgjedhje të reja.

“Duhet të ketë një çtensionim të situatës dhe të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, ku një pjesë e konsiderueshme e shumicës serbe që jeton në veri ketë gatishmërinë të marrë pjesë dhe në të cilat zyrtarët e zgjedhur të gëzojnë legjitimitet demokratik”, thotë ai.

Kryeministri Kurti tha të mërkurën se është në favor të zgjedhjeve të reja në komunat veriore, por siç tha, pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit.

Ndërsa Presidenti Vuçiç tha se nga 9 deri më 12 qershor do të bisedojë me serbët e Kosovës, lidhur me situatën në veri.

Zoti Escobar dhe zoti Lajçak kanë thënë se duan të shohin hapa konkretë drejt qetësimit të tensioneve para se të raportojnë të premten në Uashington dhe Bruksel.

Deri tani nuk ka patur shenja të tilla nga dy udhëheqësit. /Voa/

Etiketa: KosovaSHBA

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
5 mite që ju pengojnë të bëni seks fantastik!

5 mite që ju pengojnë të bëni seks fantastik!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com