GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja sa ndikojnë frutat e perimet te kujtesa juaj

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja sa ndikojnë frutat e perimet te kujtesa juaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak fruta dhe perime në dietë, veçanërisht ato të pasura me antioksidantë flavonol, nxisin humbjen e kujtesës lidhur me moshën.

Një multivitaminë e pasur me substanca të quajtura epikatekina lufton rezultatet e kësaj mangësie duke përmirësuar kujtesën deri në 16% në krahasim me fillimin e studimit, sipas studimit Cosmos, i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition.

Studimi tregon se me suplementet multivitamina përmirësohen rezultatet në testet e krijuara për të zbuluar humbjen e kujtesës për shkak të plakjes normale, duke sugjeruar mundësinë e përdorimit të dietave të pasura me flavanol ose suplementeve për të përmirësuar funksionin njohës tek të rriturit dhe të moshuarit.

Në këtë studim të ri doli gjithashtu se veprimi mbrojtës për kujtesën që ofrojnë flavonolet është më i madh pikërisht tek ata që kanë një dietë me cilësi të dobët.

Në studim, mbi 3 500 të rritur të shëndetshëm të moshuar u caktuan rastësisht për të marrë ose një suplement flavanol ditor (në formë pilule) ose një placebo për tre vjet.

Suplementi aktiv përmbante 500 mg flavanole, duke përfshirë 80 mg epicatekins, një sasi që të rriturit duhet të marrin në dietën e tyre.

Rezultatet e kujtesës u përmirësuan vetëm pak për të gjithë grupin që merrte suplementin ditor të flavanolit, shumica e të cilëve tashmë po hanin një dietë të shëndetshme me shumë flavanole.

Por ata që mbanin një dietë më të ulët në flavanole panë që rezultatet e tyre të kujtesës u rritën me një mesatare prej 10.5% krahasuar me placebo dhe 16% krahasuar me kujtesën e tyre në fillim të studimit.

Gjetjet sugjerojnë fuqimisht se mungesa e flavanolit është një kontribues i madh në humbjen e kujtesës të lidhur me moshën.

‘’Nëse humbja fiziologjike e kujtesës është pjesërisht për shkak të ndryshimeve në marrjen e flavanolit në dietë, atëherë plotësimi i flavonolit mund të rezultojë në përmirësime edhe më të dukshme të kujtesës tek njerëzit që fillojnë të marrin multivitamina qysh në të 40-at dhe 50-at e tyre’’, theksojnë studiuesit.

Etiketa: frutakujtesaLifestyle

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Para
Greqia nuk heq dorë, ministri i Jashtëm pritet të takojë Xhaçkën për lirimin e Belerit

Greqia nuk heq dorë, ministri i Jashtëm pritet të takojë Xhaçkën për lirimin e Belerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe...

Lexo më shumë
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26
Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com