GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ja shteti ku konsumohet më shumë buka e bardhë

15:46 - 18/03/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja shteti ku konsumohet më shumë buka e bardhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsumimi i tepërt i bukës së bardhë dhe brumërave në përgjithësi, shpeshherë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, alarmojnë ekspertët.

Ndër të tjera mund të shkaktojë dhe sëmundjen e sheqerit si dhe mbipeshën. Që konsumimi i bukës së bardhë të mos jetë i dëmshëm, ekspertët rekomandojnë përgatitje në kushte shtëpiake, por edhe atëherë të mos teprohet me konsumimin.

“Buka e bardhë në vendet në zhvillim, flasim për Ballkanin kryesisht konsumohet në sasi të tepërt, më shumë se sa duhet. Krahasuar me vendet e zhvilluara. Mjafton që të jenë dy freska buke në mëngjes me një gotë qumështi dhe fruta, në mesditë dhe darkë mjafton.

Buka që prodhohet tek ne, në vendin tonë është e stërmbushur me aditivë. Nuk e kemi idenë se sa aditiv shtohen që ajo të ketë një formë të madhe me qëllim që të blihet nga konsumatorët, efektet negative që shtohen në to janë në disfavor të fëmijëve dhe të rriturve.

Në momentin e parë që kemi mundësi të përgatitim një bukë sado të vogël në shtëpi do jetë gjithmonë më e mirë jo vetëm për xhepin po dhe për shëndetin”, tha Valbona Kadriu, Nutricioniste/Dietologe.

“Një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më problematike, është diabeti i cili konsiderohet si pandemi e shekullit është diabeti i tipit 2 dhe obeziteti, fatkeqësisht vijnë për shkak të konsumimit jo kualitativ i ushqimeve dhe mos aktivitetit fizik.

Kemi një trend të rritjes së c’rregullimit të diabetit dhe obezitetit sidomos 30 vitet e fundit gati se është trefishuar numri i personave që vuajnë nga obeziteti dhe diabeti dhe si shkaktar numër një përmendet kequshqyerja, mënyra e keqe e të ushqyerit por edhe jeta sedentare”, shtoi Irfan Ahmeti, Endokrinolog.

Ndërkohë qytetarët e anketuar nga ALSAT thonë se për ta buka në tryezë është e patjetërsueshme.

“Ne bukën e bëjmë vet. Sa bukë konsumoni në ditë? Për familjen tuaj. Tre anëtarë jemi, një bukë e gjysmë në ditë. Sigurisht është shumë, por kur nuk ka tjetër çka atëherë edhe ajo është e mjaftueshme”, tha një qytetar.

“Ndonjëherë një bukë konsumojmë, ndonjëherë dy. Më tepër blejmë se bëjmë. E zëvendësojmë më shpesh me bukë të zezë”, shtoi një qytetar tjetër.

“Ne konsumojmë një bukë në ditë, jemi vetëm unë dhe gjyshja, ndërsa vajza han vetëm bukë integrale. E di që buka e bardhë nuk është e shëndetshme, thonë se e zeza është më e mirë. Por e ha të bardhën sepse ashtu jam mësuar gjithë jetën”, theksoi një qytetar.

Buka, sidomos ajo e bardhë në vendet e Evropës konsumohet shumë më pak se në Maqedoninë e Veriut.

 

ALSAT

Etiketa: Buka e BardheLifestyle

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Foto të rralla nga ndërtimi i Stadiumit “Qemal Stafa”

Foto të rralla nga ndërtimi i Stadiumit “Qemal Stafa”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com