GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ja tenderi që çoi në burg Allën, skema se si favorizoi dy oligarkët

14:26 - 16/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhëna të reja sa i përket arrestimin mbrëmjen e kaluar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhëna të reja sa i përket arrestimin mbrëmjen e kaluar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhëna të reja sa i përket arrestimin mbrëmjen e kaluar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Në një njoftim zyrtarë SPAK  ka treguar se Alla ra në pranga për shkak të abuzimit për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit.

Nga shqyrtimet e bëra Gijotin.com zbulon se tenderi për të cilin bëhet fjalë është me objekt “Ndërtim rrjeti furnizimit dhe rrjeti shpërndarës Ujësjellësi Lagia Allmet dhe ndërtimi i rrjetit te KUZ lagjja e vjetër, qyteti Bulqizë”.

Bashkia ka hapur garën për projektin me datë  24 dhjetor 2020 dhe fituesi është shpallur me 30 prill të vitit 2021. Pra më shumë se katër muaj është menduar Alla dhe stafi i tij për të vendosur fituesin, por me sa po shohim ata janë menduar kaq gjatë se si të fshehin abuzimin, por këtë herë nuk iu eci. Në dokument shihet se kanë paraqitur ofertë 5 firma, mes tyre edhe bashkimi i operatorëve “EGLAND & BE-IS”.

Kjo kompani ka paraqitur ofertën me vlerë  3.2 miliardë lekë, aq sa ishte dhe vlera totale e fondit limit.

Që këtu Alla dhe vartësit e tij kanë bërë shkeljen e parë ligjore. Pasi ligji “Për Prokurimet Publike” kërkon që të merret parasysh oferta më e lirë, dhe të paktën të jetë 25% më lirë se fondi limit.

Ndërkohë, në pikat për skualifkimin e operatorëve të tjerë shohim se Alla ka përdorur si argument faktin se nuk kanë deklaruar stafin mbështetës për kryerjen e punimeve. Ndërsa tani na del se edhe firma fituese nuk ka kryer punimet e kërkuara në dokumentet standarde të tenderit.

Sipas njoftimit të SPAK, punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, i cili kishte lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë. Konkretisht, bëhet fjalë për  Aqif Koneshën, të cilin e ka kushëri nga ana e Melaim Damzit, daja i Lefter Allës. Kështu, në përfundim paratë janë ndarë mes tyre. Sigurisht, ndonjë pjesë e ka marrë dhe Enkeljeda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë, e cila ka firmosur tenderin,

Ndërkohë, vlen të përmendim se pronarët e firmave fituese janë Rasim Daci i “England Shpk” dhe Hamza Islamaj, pronar i firmës “ BE-IS shpk”, të njohur për tenderët pa garë të marra nga bashkitë e tjera. Por, Islamaj njihet gjithashtu  për abuzimin me tenderin miliarda lekësh për rikonstruksionin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Punët e Allës shkel e shko kanë bërë shumë bujë ne media.

Përmendim këtu ndërtimin e rrugës më të çuditshme në Bulqizë. Në fakt sikur e shohim nga fotot as rrugë nuk mund të quhet, pasi i janë hedhur vetëm dy rripa betoni.

Kjo rrugë është jashtë çdo lloj standardi, nuk  iu shërben qytetarëve të asaj zone  dhe është qesharake. Asaj kohe Alla tha se aq mundësi financiare kishin dhe se atë rrugë  bënë bashkë me banorët. Madje e quajti një akt heroil.

Pra, afera e Allës është më e thellë së sa duket, shpresojmë që SPAK këtë herë do të veprojë më shpejtësi pa i lënë kohë politikës të ndërhyjë. Në fakt kjo dosje ka shumë punë, pasi ka shumë e shumë tenderë të tjerë abuzivë të firmosura nga kryebashkiaku Alla.

Lexo edhe: Arrestohet kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimarrestdokumentLefter Allarrugatenderaujesjlles

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ja si funksionon aseti më i ri i Snapchat

Ja si funksionon aseti më i ri i Snapchat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com