GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Jam shumë e lumtur që nuk je ekonomist!

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të ndikojë legalizmi i kanabisit në rritjen e Prodhimit të Brendëshëm Bruto?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

E kisha shumë të vështirë të zgjidhja një televizor ! Sado e cudicme të duket, në shumëllojshmërinë e karteristikave të televizorëve HDMI, LCD, OLED, UHD, LED, QLED, 4K, 8K apo përcaktime të tjera që nuk i mbaj mend, ishte shumë e vështirë të dalloje ndryshimet midis tyre, madje dhe shitësit e kishin shpesh të vështirë të shpjegonin me pak fjalë ndryshimet apo përfitimet shtesë teksa kalonin nga njëri model tek tjetri.

E vetmja gjë që ishte e qartë ishte rritja gati 2 apo 3 fish në cmim. Nga cmimi mund të merrje me mend apo të nënkuptoje që një QLED edhe 8K kishte cilësi më të mirë të imazhit edhe ngjyra më bukura sesa një LED apo një 4K.

Për një ekonomist zgjedhje e mirë është padyshim zgjedhja më racionale. Inovacionet e reja zhvillohen shpejt duke ofruar opsione më të përmirësuara për konsumatorët. Por megjithatë, ndërsa teknologjia maturohet, përfitimet shtësë bëhën më të vogla por dhe më të shtrenjta për tu arritur duke i bërë risitë tekonologjike shpesh jo racionale.

Zvogëlimi i përftimeve shtesë dhe rritja e kostove shtesë ngre pyetjen më torturuese për një ekonomist – ku ia vlen të ndalem në kërkimin tim drejt më të përparuarës?

Teksa rrotullohesha nga një model tek tjetri mendoja:

Një person i stërvitur mund të vrapojë me rreth 20 km/orë. Me anë të një bicikletë mund të ecë me 37 km/ orë. Makinat mund të ecin me shpejtësi 200 km/h ose më shumë, por për arsye praktike kufizimet e shpejtësisë nuk na lejojnë ta kalojmë shpejtësinë 100 km/orë. Vëllezërit Wright shpikën një mjet transporti edhe më të shpejtë aeroplanin, dhe tani njërzit lëvizim me shpejtësi 900 km/h.

Edhe pse përdorimi i këtyre mjeteve në transport çoi në një reduktim të madh të kohës së udhëtimit, përmirësimi shtesë duke kaluar nga njëri opsion tek tjetri vjen duke renë .

Për të përshkruar 10 km një personi normal mund t’i duhen rreth 30 minuta. Nëse do të përdorte bicikletën rreth 13 minuta, ndërsa me makinë do ti duhen 7 minuta , (duke supozuar se nuk do të duhej të dilte nga garazhi apo të parkonte), ndërsa përdorimi i avionit për 10 km nuk është një opsion i vlefshëm edhe i mundëshëm . Në terma absolutë, përfitimi më i madh në rastin e distancave të shkurtra vjen nga përdorimi i bicikletës.

Padyshim që nëse përdorim makinën do të ecnimin më shpejt por kursimi i kohës duke ecur më shpejt në këto distanca nuk do të ishte i mjaftueshëm për të justifikuar investimin e kërkuar për makinën.

Tek cili model fillonin të zvogëloheshin përfitimet shtesë për televizorin? Tek cili model fillonte kufizimi i dobishmërisë të inovacionit ? Ku duhet të ndaleshim e të mos kërkonim versionin më të përparuar, pasi kostot shtesë të tij tejkalonin përfitimet shtesë?

E përhumbur në këto pyetje, por e hutuar nga imazhet shumëgjyrëshe të televizorëve të reklamuar, të cilët me kalimin e minutave filluan të më dukeshin të gjithë njësoj , ku të vetmit elementë dallues mbetën madhësia e ekranit dhe kuptohet cmimi, “hoqa dorë” nga pjesëmarrja në këtë vendim-marrje.

Ndërkohë bashkëshorti im inxhinier e kishte bërë zgjedhjen e tij. Iren,- më drejtohet qetesisht – Ky model është për ne! Si mendon?

Mendoj që jam shumë e lumtur që nuk je ekonomist- ju pergjigja !

Etiketa: ekonomistIrena BeqirajKomenti

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Alimehmeti: Problemi kryesor i vendit shpopullimi, fatkeqësia jonë është…

Sa të rrezikuar jemi nga gripi dhe covid? Alimehmeti jep këshillat dhe paralajmëron për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com