GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Janë vetëm dy..”/ Spartak Ngjela bën parashikimin për politikën: Do ketë ngjarje dramatike

12:41 - 26/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Spartak Ngjela: U infektova me Covid-19 pasi kisha bërë vaksinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, duke analizuar çdo lëvizje nga mazhoranca dhe opozita. Përmes një postimi në Fcebook ai ka komentuar ndryshimin emrit të LSI dhe kalimi i saj në Partia e Lirisë, që do të drejtohet nga Ilir Meta. Duke thënë që është skandal që votohet një parti e cila është e blerë dhe zaptua nga burrë e grua bashkë.   “Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj”, shkruan ai. Avokati është ndalur më tej edhe tek shpallja “non- grata” nga Britania për Sali Berishën, ndërsa parashikon se këto muaj do të jenë dramatikë për politikën.

Sipas tij Meta dhe Berisha nuk do mund të shpëtojnë më njeri-tjetrin dhe pasoja do të shihen shumë shpejt. Ngjela thekson se janë vetëm këta 2 personalitete që po tensionojnë edhe më shumë situatën pas listës non-grata të Britanisë.

“Gruaja e Metës ia la partinë e quajtur LSI Metës. Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj. Kjo është një komedi historike, por për Metën është preludi i tragjedisë së tij. Ka frikë. Por si mund të ketë frikë një i pafajshëm nga goditja me ligj, si shkelës i tij?!

 Këta muaj do jenë me ngjarje dramatike. Por, aktorët e kësaj drame që do t’i gëzojë shqiptarët, janë vetëm dy: Berisha dhe Meta. “Janë binjakë të lindur nga vjedhja e shtetit dhe shqiptarëve”, ky është vargu popullor që po dëgjohet sot. Meta iku, thonë shqiptarët, Saliu po tjerr lesh gënjeshtrash se e nxori nongrata edhe Britania. Më duan shqiptarët, thotë Saliu dhe gëzohet në jerm me 2 mijë të blerë. Edhe Meta po kështu tha: “edhe mua më duan shqiptarët”.  Kurse nëpër lokalet e Tiranës klientët që e panë në ekran, qeshnin se e dinin që ky fliste për të blerët e tij. Por, Saliu na tha dhe që ai po mbronte Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perëndimi.

 Kështu thonë edhe radikalët islamë. Por, kështu tha edhe Enver Hoxha: “po mbroj Shqipërinë dhe shqiptarët nga degjenerimi Perëndimor dhe nga Amerika”. Por në fakt… Në fakt këta të dy Berisha dhe Meta nuk kanë  shpëtim, se kanë vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe janë të kapur nga ligji. Por tani janë në jerm që të dy. Kurse opinioni publik shqiptar po pret ndërhyrjen e politikës amerikane me pyetjen: edhe sa kohë do të na duhet të presim për të ndëshkuar vjedhësit e mëdhenj të shqiptarëve? Ok. Unë mendoj se koha ka ardhur. Por, prisni dhe shikoni”, shkruan ai. Ndërsa u shpreh se Meta dhe Berisha e ndjejnë fundi, prandaj dhe kërkojnë trazira.

Etiketa: berishaLSImetaSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Aksident në Greqi, plagoset rëndë emigranti shqiptar

Aksident në Greqi, plagoset rëndë emigranti shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com