GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Je rritur vetëm me nënë”, Mozzik rrëfen distancën me të bijën: S’më duhet fama pa ty

10:10 - 23/09/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Je rritur vetëm me nënë”, Mozzik rrëfen distancën me të bijën: S’më duhet fama pa ty
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reperi i njohur nga Kosova Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu gjithmonë ka pasqyruar jetën e tij personale nëpër tekstet e këngës. Ai ka treguar rreth ndarjeve, lidhjeve, të bijës, problematikave apo të mirave përmes vargjeve.

Sikurse ka bërë së fundmi, me këngën me titull “Të dua” që është sërish një këngë për vajzën e tij dhe Loredanës, Hanën. Ish-çifti ishte një nga më të komentuarit në showbiz, vite më parë, kur konfirmuan lidhjen e tyre dhe më pas u bënë bashkëpunëtorë edhe në muzikë me Loredanën që korri sukses ndërkombëtarë edhe në Zvicër e Gjermani. Pak pasi u bënë prindër ata i dhanë fund lidhjes së tyre në 2019, për tu ribashkuar një vit më vonë në 2020. Megjithatë bashkimi nuk zgjati shumë pasi dy reperët sërish u ndanë në 2021.

Të dy kanë pranuar se ndonëse duhen shumë nuk mund të jenë bashkë për shkak të kokëfortësisë dhe përplasjeve të shumta. Megjithatë, dëshira e fansave për t’i parë sërish bashkë është e madhe. Ndonëse me deklaratat e tyre të fundit duket se diçka e tillë nuk do ndodhë më.

Mozzik e nis këngën e tij me një bashkëbisedim me të bijën, të cilës i thotë se “sot gëzoj shumë suksese t’mdhaja. I kam kejt çfarë kam dashur me pas n’jetë po veç ty s’të kam afër”. Kjo pasohet nga Hana e cila thotë se ‘Unë e du babin shumë..’

Përmes vargjeve, reperi tregon se si Hana e pyet pse ai dhe Loredana nuk janë bashkë dhe se si e sheh në ëndërr me dike tjetër, referuar një partneri të mundshëm të ish-gruas së tij:

“Tash je rrit, nuk je mo njejt/Po m’bon pyetje, po m’lun kejt/” Pse s’po vjen me mu e me mamin me flejt?”/Si ktyne herë ti n’midis na dy /Keq po nihna tepër qe sot këtu nuk t’kam/ Se pramë t’pashë ëndërr dorë për dore/Me tjeter kon e jo me babin tënd.”

Duke rrëfyer për mungesën e madhe që ndjen çdo ditë për Hanën, reperi shprehet se nuk do që t’ia lëjë askujt fajet:

“Mos pytni “A je mirë?” kur çdo ditë diçka mungon/Vështirë, vështirë o mos me t’pa tetë muj/ E me t’u dokë baba yt si i huj, fajet ma mirë po rri/Kërkujt s’p ja gjuj, ishalla s’po vje reni dhe kësaj hеre unë po shuj /Sa e sa lulja m’qëlloi me gjеmba/  S’po m’vyn fama, paret kur bashkë s’jena/ O çika jem kur të pyesin në shkollë “Kë e ke bab, çfarë ke me ju thonë?/ Që je rritur veç me nënë se prindërit shumë të rinj i ke pas të ndamë/ Kur të të pyesin ‘A e sheh shpesh”, bëj sikur s’po merr vesh/ Kur të të thonë që “babën e ke të keq, thuju ‘mshelni gojën se ju s’dini për çdo sen”.

Po ashtu ai prek edhe raportin e Hanës me prindërit e tij të cilët po ashtu u vuajnë distancën me mbesën e tyre:

“Edhe gjyshi u mëzit, u myt tu prit me të kallëzu përrallat me t’i lexu poezitë/ Edhe gjyshja shpeshherë ia fut vajit, s’po i pëlqen dashnia përmes ‘Skype’-t”. Duke u ndalur te ndarja me Loredanën, Mozzik thotë se është më mirë mos të tregojë gjë sepse është shumë e rëndë:

“Han’, edhe pak e di ke më m’pyt pse me mamin na u ndamë/ Ka me qenë më mirë un’ sen mos me thon se po të kallëzova është tepër e rëndë/ E nëse natën ki temperaturë s’e ke babin aty me t’kap në durë/ E me t’çu në shkollë me veturë/ Këto sene s’ki me i pas kurrë, veç dije se me mua gjith’ ke me u mburr”.

Megjithatë, ai e pranon se Loredana do gjejë një ditë një partner të ri që do hyjë edhe në jetën e Hanës, të cilës i kërkon mos ta zëvendësojë e harroj dhe i premton se do e dojë deri në fund të jetës.

“Edhe kur mami të njoftohet me dikën, ose më mirë kur ta gjen dikën/ Mos më harron se s’ka njeri që më zëvendëson/ Ka me kon baba yt derisa shpirti të më lëshon/ E pas disa vitesh kur këtë këngë e dëgjon/ Rritesh e kupton/ Zoti vonon por nuk harron/ Përgjithmonë ki me m’pas në krahin tënd/ Han’…

 

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
Mbyllja e kolegjit turk, Dashnor Sula: Rama plotësoi dëshirën e Erdoganit

Mbyllja e kolegjit turk, Dashnor Sula: Rama plotësoi dëshirën e Erdoganit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama kërkon të na largojë nga BE, shqiptarët duhet të marrin fatin në duart e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama kërkon të na largojë nga BE, shqiptarët duhet të marrin fatin në duart e tyre

13:49 - 04/03/26

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se Rama po...

Lexo më shumë
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

13:25 - 04/03/26
Bardhi shpërthen: “Hajdutët në burg, jo në Qeveri” – kërkon dorëzimin e Ballukut dhe Agasit

‘Rregullorja e Kuvendit nuk është Statuti i PS’ që ndryshon çdo muaj’, Bardhi: Kjo është dhunë ndaj pakicës

12:52 - 04/03/26
Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike

12:33 - 04/03/26
‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

12:25 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com