Media italiane SkyTg4 i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me përplasje mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimit të saj, grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara janë përplasur me policinë, kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur gurë në drejtim të institucioneve kryesore.
Në raportimin e saj, SkyTg4 thekson se protestat, të udhëhequra nga studentët dhe të nisura në mesin e muajit tetor, janë zhvilluar kundër korrupsionit të qeverisë, mungesës së vendeve të punës dhe reformave në sistemin arsimor.
Lëvizja protestuese, e cila nisi me kërkesa që lidhen me arsimin, është shndërruar në një sfidë të rëndësishme për qeverinë e Edi Ramës. Pakënaqësitë e studentëve dhe qytetarëve janë shoqëruar me tubime të vazhdueshme, ndërsa situata në kryeqytet ka vijuar të mbetet e tensionuar.
SkyTg4 e cilëson këtë valë protestash si sfidën më të vështirë deri më tani për kryeministrin Edi Rama, duke vënë në fokus përplasjet në rrugët e Tiranës dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes.
gijotina.com/









Discussion about this post