GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jemi në limitet e absurdit! Spanjolli justifikon humbjen, fajtor… bari

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Jemi në limitet e absurdit! Spanjolli justifikon humbjen, fajtor… bari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Dakord, një gjë është, të kesh justifikime për humbjen sepse, arbitri nuk ishte 100% neutral ose ishte ambient i rrezikshëm për të luajtur futboll por, tashmë David Garcia, i ka kaluar të gjitha limitet e fantazisë (ose injorancës së tij, vendoseni ju).

Kombëtarja e Spanjës pësoi një humbje të papritur në transfertë ndaj Skocisë në ndeshjet e Grupit “A” kualifikues për “Euro 2024”. “La Roja” u mposht me shifrat 2-0 teksa në “Hampden Park” protagonisti kryesor ishte mesfushori i Manchester United, Scott MacTominay që i shënoi të dy golat.

 

Ishte disfata e parë e Spanjës në thuajse 40 vite ndaj Skocisë teksa pas sfidës, lojtarët e trajnerit Luis De La Fuente u munduan të justifikonin rezultatin zhgënjyes.

Një prej tyre ishte edhe David Garcia. Mbrojtësi që aktivizohet me Osasunën zhvilloi ndeshjen e parë me kombëtaren edhe pse në moshën 29-vjeçare. “Legjenda e Mbrojtjes” ia vendosi fajin barit në fushën e stadiumit Kombëtar të Skocisë duke theksuar se ai ishte më i gjatë seç duhej.

“Gjatësinë e barit ne e vumë re menjëherë sapo shkelëm në stadium dhe në fund rezultoi të ishte një nga arsyet e humbjes. Megjithatë, nuk dua të justifikohem, duhet të marrim përgjegjësitë dhe fajin ta gjejmë tek vetja. Duhet të shohim dhe të studiojmë se çfarë gabuam ndaj Skocisë. Më bëhet qejfi për debutimin me kombëtaren, por ishte një humbje e rëndë. Ata na goditën dy herë dhe shënuan. Duhet të mësojmë dhe të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë”, u shpreh Garcia.

David, i dashur, pranoje humbjen. Kjo është pjesë e lojës. Fat të mbarë herën tjetër.

Etiketa: mbrojtesi spanjollSkoci-SpanjeSpanjaSport

Lajme të lidhura

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Para
Greqi/ Operacion i madh policor, arrestohet edhe një shqiptar

Greqi/ Operacion i madh policor, arrestohet edhe një shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!
Aktualitet

“Asambleja e terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm me 5 akuza dhe 13 vepra penale

13:53 - 14/11/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimit të kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26
“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

13:19 - 14/11/26
Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

13:07 - 14/11/26
Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

13:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com