GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Jeta e trazuar sentimentale e Rikes, si po e mban sekret partnerin e ri…

15:45 - 03/02/24
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeta e trazuar sentimentale e Rikes, si po e mban sekret partnerin e ri…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rike Roçi është duke jetuar për së dyti eksperiencën e saj në “Big Brother” dhe është shndërruar shpejt në një nga personazhet më të ndjekur. Shpesh shkak janë bërë edhe debatet e nxehta u ajo ka qenë protagoniste, apo xhelozia e Ilnisës.

Gjatë spektaklit të fundit, dy vajzat patën një përplasje shumë të ashpër, ku shkak ishte pikërisht afërsia e Rikes me Meritonin. Vetë konkurrentja sqaroi se me moderatorin Kosovar janë vetëm miq dhe se ai ishte mik i njeriut të saj të zemrës, duke mos zbuluar më shumë detaje. Mikja e ngushtë e konkurentes së “Big Brother VIP” Rike Roçi, Anxhi Qerimi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur më shumë për jetën personale të banores.

E pyetur nga moderatorët nese Rikja është në një lidhje jashtë shtëpisë, ajo tha që banorja është në një njohje me një djalë para se të bëhej pjesë e spektaklit, por akoma nuk është lidhur.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë”, tha Anxhi. Përsa i përket afërsisë së madhe me moderatorin Meriton Mjekiqi, ajo u shpreh se Rikja përafohet kështu me të gjithë pasi është një person i dashur dhe ka një zemër të madhe.

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”,– u shpreh mikja e Rikes.

Por, teksa një dashuri e re po lind për Riken, një tjetër raport i rëndësishëm për të është mbyllur kohë më parë. E kemi fjalën pikërisht për lidhjen e rëndësishme që ajo kishte me Krist Prengën. Rike Roçi, konfirmoi lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga, për ditëlindjen e tij.

Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë. Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në “kickbox”.

Rike u shpreh se boksieri ishte njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur. Ndërsa shtonte në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde, duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”.

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihej i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë, “Panorama Plus” solli dhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kishin shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku ishin për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali. Para Vitit të Ri, ata ishin çift në programin “Shiko kush luan”.

Edhe pse nuk ranë në sy se ishin në lidhje, Rike e vendosur në krah të tij e qëlloi me tortë në fytyrë, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ekzistonte një lidhje intime. Burime pranë çiftit kanë treguar se u njohën në Milano, qytetin ku jeton Rike dhe që nga ajo kohë Prenga e viziton shpesh atë qytet të Italisë.

Flitej se marrëdhënia e tyre ishte shumë serioze dhe ata po bënin plane për fejesë, por nuk dihet arsyeja pse janë shkëputur papritur. E teksa miqtë pranë dyshes flisnin për një raport të fortë, vetë boksieri çuditi jo pak me statusin e tij, duke e qujtuar Riken, vetëm mikeshë. Kristi shkruajti se Rike ende nuk i ka konfirmuar gjë atij vetë se janë në një lidhje.

“Mirë që j’ua ka konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar gjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligë, s’keni çfarë të bëni dhe merreni kot me njerëzit”, shkroi ai.

Prenga shtoi se sot është hall të dalësh me një shok ose shoqe se të martojnë direkt.

“Nuk ia keni idenë fare se çfarë e kam unë atë apo kushdo që të ishte në vendin e Rikes. Hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt. Turp t’ju vijë”, shtoi ai.

Pas kësaj historie që mbaroi pak kohë më parë, Rikja sërish po tenton të gjejë dashurinë, këtë herë natyrisht duke u treguar më diskrete. Njohja me djalin në fjalë, po bëhet larg vëmendjes mediatike, si për të qenë më e sigurt përpara se të bëjë publike një tjetër histori dashurie.

Etiketa: boksioerilidhjandarjarike

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Vrau shqiptaren, burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin nga Guinea/ Detajet

Vrau shqiptaren, burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin nga Guinea/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com