Një person është gjetur i pajetë në Rrajcë, lagjja Krastë në Elbasan. Mësohet se Fatos Çollaku 48 vjeç është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë varfëria.
Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes.
Discussion about this post