GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jo doping, sport i pastër! FSHF zhvillon seminar me klubet e Superligës

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Jo doping, sport i pastër! FSHF zhvillon seminar me klubet e Superligës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Mjekësor në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi ditën e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit seminarin “Jo Doping, Sport i pastër”, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportivë dhe Organizatën Kombëtare Anti-Doping. Ky seminar u zhvillua për të gjithë klubet e Abissnet Superiore që ishin të përfaqësuar me doktorët dhe drejtuesit e klubeve.

Në pjesën e parë të këtij seminari referoi Violeta Shqevi, Drejtuesja e OKAD, e cila shpjegoi rolin e OKAD dhe WADA në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, sistemin e edukimit anti-doping dhe kodin e standardin ndërkombëtar të WADA-s, si struktura qendrore që kontrollon sportin ndërkombëtar në lidhje me përdorimin e substancave të ndaluara. Surven Metolli, Drejtori Teknik i Organizatës Kombëtare Anti-Doping, foli në lidhje me listën e medikamenteve të ndaluara që është në fuqi deri në këtë moment si edhe për përjashtimin e përdorimit terapeutik, në rastet kur një sportist mjekohet për një anomali mjekësore, trajtim që duhet të deklarohet dhe të ndiqen të gjithë protokollet.

Për zhvillimin e këtij Seminari të radhës, në kuadër të shumë të tillëve që po zhvillon Departamenti Mjekësor në FSHF së bashku me Shoqatën e Mjekëve Sportivë, për rritjen dhe përmirësimin e këtij sektori të rëndësishëm në industrinë e futbollit, ka folur për fshf.org, Gianluca Stesina, i cili u ndal te rëndësia e këtij seminari.

“Kemi zhvilluar ditën e sotme kursin e antidoping, që është një kurs që bën pjesë në serinë e disa kurseve që Federata Shqiptare e Futbollit po organizon për të përmirësuar aspektin mjekësor sportiv në Shqipëri. Kursi i antidopingut është shumë i rëndësishëm sepse është hera e parë që Federata bashkëpunon me ‘Albnado’, që është një shoqatë antidoping e që shërben për të kuptuar se si është legjislacioni i normave të antidoping në Shqipëri. Është një koncept shumë i rëndësishëm, sepse Federata dhe klubet po punojnë dhe po rriten për të arritur në nivele europiane. Legjislacioni europian i antidopingut  është shumë i saktë dhe shumë përzgjedhës. Kështu, kemi dëgjuar raste që kanë dalë pozitivë futbollistë shqiptarë për shkak të gabimeve procedurale. Nuk duam që kjo të ndodhë më. Kështu, kemi zhvilluar këtë seminar, për të nisur dhënien e informacioneve se ku të gjejmë listën e barnave, te kush të mbështetem, kujt t’ia kërkojmë, cilat janë mënyrat për të proceduar, pra për të përdorur ilaçe pas konfirmimit të komisionit mjekësor. Këto takime janë shumë të rëndësishme. Pas dy muajsh, do të zhvillojmë një tjetër kurs me kategorinë e dytë, në mënyrë që gjithsesi klubet profesioniste shqiptare të mund të ketë informacion dhe të mund të rriten. Është shumë e rëndësishme të nisim, pasi kemi mësuar që ka pak vështirësi në menaxhimin e barnave. Pak konfuzion, por që është normal, si në të gjitha vendet. Por nëse nuk nisim, nuk mund të përgjigjemi. Federata synon të rritet, synon të japë përgjigje dhe përmes strukturave të saj ka nisur krijimin e këtyre kurseve të përditësimit.”

https://youtu.be/_Y8N8vjOaqs

Ku duhet të përmirësohemi dhe fokusohemi së bashku me klubet? “Sipas meje ka ende disa pika që janë të panjohura dhe të tjera ku duhet të përmirësohemi. Ky seminar i sotëm na shërbeu për të kuptuar se si mund të ndihmojmë. Siç e thamë, kemi nisur një seri kursesh për të përmirësuar nivelin e njohurive në të gjitha fushat. Çështja e antidoping është pika e nisjes. Federata do t’u sigurojë ndihmë të gjithë mjekëve që do të kërkojnë për të pasur më shumë informacion në lidhje me gjetjen e barnave dhe listën kundër dopingut, cilat janë procedurat, cilat janë mënyrat për të kuptuar nëse po bën mirë apo keq. Fillimi është premtues, kemi kuptuar që kemi ende disa gjëra për të përmirësuar, por është normale, pasi kështu mund të punojmë”.

Fizioterapisti i Partizanit, Ergys Rexha, shprehet se informacioni ka qenë i cunguar dhe këto seminare ndihmojnë klubet dhe lojtarët për të mos gabuar. “Mendoj që seminarët e zhvilluar nga FSHF-ja për antidoping janë shumë të rëndësishëm, sepse siç e dimë, në Shqipëri nuk kemi shumë informacion për pjesën e anti-dopingut. Gjithsesi, duke qenë se edhe mjekët sportivë në përgjithësi kanë munguar, përveç disa figurave, na bie ne, fizioterapistëve që të merremi me këtë pjesë. Pra, ne instruktohemi për të mësuar më tej lojtarët që të mos marrin substanca të gabuara”, u shpreh Rexha.

Etiketa: dopingfshfseminar

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë
Breaking Views

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Para
Targat Kosovë-Serbi, Lajcak: Dy vendet drejt zgjidhjes së përhershme

Targat Kosovë-Serbi, Lajcak: Dy vendet drejt zgjidhjes së përhershme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com