Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen e njohur si “5D”, ka dëshmuar Jona Bejko, një ish-punonjëse e kompanisë “5D”. Fokusi i dëshmisë së saj ishte komunikimi i zbuluar në lidhje me një hotel në Durrës, për të cilin Bejko kishte shprehur dyshime se pronar mund të ishte Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, të cilin ajo e referonte si “Lali Eri”.
Gjatë dëshmisë së saj, Jona Bejko, e cila deklaroi se ka punuar si inxhiniere pranë subjektit “5D” duke llogaritur kostot e objekteve që nga viti 2020 me një pagë prej 60 mijë lekësh të reja, u pyet nga prokurori në lidhje me bisedat e saj me Jonida Hoxhajt, shefe e financës në kompani, ku i referoheshin Redi Mollës me emrin R.D. dhe Mariglen Qatos si M.
Prokurori e pyeti konkretisht për hotelin në Durrës, të cilin në biseda e lidhte me “Lali Erin” si pronar. Bejko sqaroi se komentet e saj ishin bërë në kontekstin e pakënaqësisë së saj me punën. Lidhur me hotelin që po ndërtohej në Durrës, ajo tha se kur i referohej fjalës “pronari ynë”, e kishte fjalën për Redi Mollën, duke qenë se ai ishte pronari i truallit.
E pyetur direktisht nga prokurori se kujt i referohej me frazën “Lali Eri pronari”, Jona Bejko u shpreh e shqetësuar për nxjerrjen e këtyre bisedave, duke mohuar të kishte ndonjë interes të dëshmonte. Ajo pohoi se kjo frazë e kishte përndjekur dhe se me “Lali Eri” nënkuptonte Erion Veliajn. Bejko sqaroi se duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, ajo kishte dashur të nënkuptonte se ndërtimi i hotelit mund të kishte ardhur nga ndikimi i kryetarit të bashkisë, por shtoi se nuk mendonte se Veliaj kishte interesa të drejtpërdrejta në atë hotel.
Jona Bejko deklaroi gjithashtu se nuk kishte dijeni që kompania të kishte ndonjë hotel në Dhërmi apo gjetkë. Lidhur me hotelin në Durrës, ajo tha se kishte dëgjuar që Redi Molla ishte pronar i truallit dhe se në atë pronë po ndërtohej hoteli.
Pyetje – përgjigjet në seancë
Jona Bejko: Jam inxhiniere.Kam qene e punsuar tek subjeti 5D. Llogarisja kostot e objekteve.Kam aplikuar online, jam marr ne telefon, pastaj interviste nga adminstratori i takon periudhes 2020. Paga mujore ka qene 60 mije lek te reja. I merrja ne bank, merrja edhe lek ne dore per oret shtese. Redi Molla nuk e njoh personalisht. Nuk e kam pare asnjehere Mariglen Qato nuk e njoh dhe as nuk e kam pare. Kam pas mardhenie me Jonida Hoxhajt e cila ka qene shefe finance ne kompanie.E kam pasur shume shoqe. Gjate komunikimeve qe kisha me Joniden ne i rederoheshim Redit Me emrin R. Dhe sa i takon Mariglen Qatos i thonin M.
Prokurori: Ne lidhje me hotelin qe thua qe eshte pronar lali eri per ke e keni?
Bejko: Jane ne lidhje me faktin qe isha e pakenaqur me punen.Ne lidhje me hotelin po ndertohej ne durres.Në lidhje me fjalen qe them eshte pronari jone, i referohem Redi Mollen duke qene se ishte pronar trualli
Prokurori :Tek fjalia qe me thoni “Lali Eri pronari” kujt i referoni? Eshte e shmetuar qe keni nxjerr kto biseda, nuk kam asnjelloj interesi te deshmoj.Kjo fjale me ka perndjekur. Behet fjale per Erjon Veliajt. Duke qene se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje ne bashki, kam dashur te them qe kjo qe mund te kete ardhuar nga influenca e kryetarit të bashkise.Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa ne kte hotel. Nuk kam dijeni qe kompania te kete hotel ne dhermi apo ke gjere. Sa i takon hotelit ne durrës, kam degjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam degjuar se ne ate prone po ndertohej hoteli.










Discussion about this post