GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Jonila Godole: Pse vendosa të drejtoj Sekretariatin për të Përndjekurit Politikë në PD

15:08 - 31/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jonila Godole: Pse vendosa të drejtoj Sekretariatin për të Përndjekurit Politikë në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogia dhe studiuesja Jonila Godole ka folur për herë të parë pas marrjes së postit si drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për News24, Godole u shpreh se vendosi që këtë angazhim ta bëjë në PD, pasi sipas saj, me gjithë gabimet që mund të ketë kjo parti, është e vetmja që ka ngritur zërin për krimet e komunizmit.

“Më pyetën nëse mund ta shihja veten time aty, që të vazhdoj rolin që kam pasur në këtë temë, zbardhjen e krimeve të komunizmit, kështu që për mua është një angazhim vullnetar. Thjesht ata e kërkuan mbase një këshillë prej meje, se si mund ta trajtojnë këtë temë mjaft delikate dhe me përgjegjësi. Unë kam folur se çfarë mund të ishte bërë më mirë në këtë drejtim. Kam qenë shpesh mjaft kritike. Nuk e di nëse është një person i vetëm që më ka zgjedhur, besoj se do të ketë pasur një këshillim në lidershipin e PD.

Nuk do më dukej e logjikshme të më kërkonte mua mendim PS, kur nuk ka pasur asnjëherë interes për këtë kauzë. PD, me gjithë gabimet që mund të ketë bërë, ka ish të përndjekur politikë si trupin më të fortë të votuesve, ndaj m’u duk normale që ata të vinin tek unë dhe jo PS. Unë kam qenë e goditur, e anatemuar nga PS në këtë fushë. Unë do të kem mundësi, me grupin e punës, me të rinj që do më bashkohen, me ish të përndjekur politikë në gjithë Shqipërinë, si të ngre një strukturë. Me gjithë mbështetjen e tyre do shohim si të ndikojmë te grupi parlamentar i PD, që kjo kauzë të ngrihet në Parlament”.

Godole u shpreh ndër tjera, se ky është një angazhimin vullnetar, ndërsa do vazhdojë me drejtimin e Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë.

“Ky është një angazhim vullnetar. Ky ka qenë një kusht i rëndësishëm për mua, që ky është angazhim vullnetar. Unë jam pedagoge në UT, do vazhdoj të drejtojë Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, dhe ky është angazhim vullnetar. Unë nuk jam e punësuar, s’kam zyrë timen, prandaj unë e quaj si një këshilltare e një force politike”, tha Godole.

Etiketa: Jonila GodolePD

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Irritohen fansat me Loredanën, e akuzojnë se i mashtroi

Irritohen fansat me Loredanën, e akuzojnë se i mashtroi

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com