GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Jorgo Goro u jep 3 mln USD dy oligarkëve të Ramës, justifikohet me gabim aritmetik

15:28 - 20/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Jorgo Goro u jep 3 mln USD dy oligarkëve të Ramës, justifikohet me gabim aritmetik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre miliardë lekë ka dhënë Bashkia Himarë për dy oligarkë të qeverisë. Konkretisht bëhet fjalë për një tender krejtësisht abuziv, për pastrimin e resorteve në Himarë. Kjo kontratë është e ndarë në 2 lote, ku i pari kap vlerat 1.7 miliardë lekë dhe është fituar nga kompania e njohur për marrjen e tenderave pa garë “Fusha shpk”.  Ajo që bie në sy është se do të shpenzohen kaq para vetëm për pastrimin e një pjesë  të zonave; Jalë, Dhërmi, Palasa dhe Borsh, ku në fakt kanë resorte vetëm oligarkët dhe qeveritarët. Me pak fjalë, kryebashkiaku i Himarës , Jorgo Goro, po ia bën “hyzmetin” sikur duhet karriges së tij, duke i dhënë shërbime të tilla qeveritarëve.

Ky tender është mbyllur me një sërë shkeljesh, pasi së pari ka fituar garën kompania me ofertën më të shtrenjtë “Fusha” dhe janë skualifikuar pa argumente bindëse 2 kompanitë e tjera. Për këtë arsye, tenderi është denoncuar nga KPP. Në ankesën e dërguar evidentohet se në  garë kanë marrë pjesë kompanitë  “Alko Impex General Construction”  & “Alko Impex Construction” SHPK për t’i hapur rrugë kompanisë së privilegjuar të qeverisë, Bashkia Himarë ka skualifikuar tre kompanitë e tjera me justifikimin se kanë probleme aritmetike në dokument dhe kështu tenderi i është dhënë automatikisht “Fusha shpk”. Pas denoncimit të bërë, KPP ka analizuar tenderin dhe ka evidentuar se kjo kontratë ka qenë me fitues të paracaktuar Shkëlqim Fushën. Pasi në çdo shërbim që merr, qeveria do të krijojë edhe një hapësirë përfitimesh për këtë oligark.

KPP ka dalë në konstatimin se në këtë raste është shkelur ligji i prokurimeve dhe gabimet aritmetike nuk përbëjnë shkak për të skualifikuar operatorët. Në fakt, kjo ka qenë e gjitha një skemë dhe për këtë arsye KPP ka kërkuar që tenderi të anulohet dhe të rivlerësohen sërish ofertat e kompanive të tjera, duke qenë se kanë marrë përsipër të kryejnë këtë shërbim me më pak kosto.

“Fusha” e rrethuar nga det me para

“Fusha shpk” është tashmë e njohur nga të gjithë si një nga kompanitë që fiton tenderat me vlerë të lartë pothuajse nga të gjitha bashkitë.  Vetëm gjatë vitit të shkuar ajo ka fituar tendera të vlerës 500 milionë lekë për dezinfektim të zonave në Tiranë në bashkëpunim me një tjetër kompani. Ndërsa në 2019, kjo kompani ka thyer rekord duke fituar 35 kontrata nga Erion Veliaj  që nga ndërtimi i sheshit “Skënderbej”, pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit, urës së Menikut etj. Madje kjo kompani ka përfituar edhe një tender 12 milionë euro nga Piramida.

Në fakt në çdo vit kjo “Fusha shpk” fiton tendera pa garë nga Veliaj dhe nga disa ministri. Nuk do mjaftonte koha të numërojë vetëm tenderat që janë marrë pa garë dhe në shkelje të ligjit. Pasi Shkëlqim Fusha është gjithmonë i mbuluar me parë që iu merren taksapaguesve shqiptarë.

 

1.2 mld lekë për lotin 2

Le të kthehemi te tenderi për të cilin po flasim. Sikur theksuam më lart ky projekt për pastrimin e resorteve në Himarë është i përbërë edhe nga një lot tjetër, i cili kap shifrat 1.7 miliardë lekë.  Për këtë lot është bërë një denoncim nga  “Reji shpk” , e cila tregon se ka qenë në garë me kompaninë “Pastrime Silvio” SHPK, si dhe me një tjetër kompani. Në përfundim, bashkia ka skualifikuar nga gara dy kompanitë, përfshirë edhe ankimuesin, me justifikimin se nuk kanë paraqitur dokumente të sakta dhe origjinalë. Më tutje Bashkia Himarë ka thënë se këta operatorë kanë pasur probleme aritmetike në  dokumente si dhe nuk kanë përcaktuar numrin e saktë të punonjësve që do të jenë në gatishmëri për këtë shërbim. Ashtu si me lotin 1 edhe me lotin 2, bashkia ka skualifikuar nga gara kompanitë e tjera dhe ka shpallur fituese “Pastrime Silvio” SHPK.

Edhe për këtë rast, KPP ka pranuar ankesën e “Reji shpk”, ndërsa  shprehet se të gjitha kompanitë kanë paraqitur dokumente të sakta dhe origjinale. Për rastet kur kanë gabime aritmetike, KPP i kërkon Autoriteti Kontraktor që të njoftojë ofertuesin dhe t’i japë kohë që rikorrigjim. Në përfundim, KPP konstaton se edhe për këtë lot gara është proceduar me kriteret burokratike për t’i hapur rrugë fituesit të paracaktuar. Kështu që ka anuluar tenderin dhe kërkon kthimin në garë për të gjitha kompanitë.

Skema e grabitjeve të Fusha shpk- Pastrime Silvio

Pra, sikur po shohim kanë përfituar nga një tender 2 kompanitë e akuzuara si më të korruptuarat dhe që në çdo rast veprojnë si “dy motra” binjake, për të pasur më shumë mundësi të fitojnë tenderin. Por si ndodh kjo? Fiqiri Allmuça me “Pastrime Silvio”, futet në garë në shumë tenderë së bashku me Shkëlqim Fushën, i cili ka kompaninë FUSHA shpk, pasi nëse fiton njëra, do të përfitojë edhe tjetra.  Me këtë skemë po funksionojnë të dyja këto kompani, të cilat janë klientët më të privilegjuar të Bashkisë Tiranë. Tashmë duket se rrjetën e tyre po e shtrijnë edhe në bashkitë e tjera socialiste.

Kujtojmë edhe tenderin 1 mln euro për mirëmbajtjen e sheshit “Skënderbej” fituar nga “Pastrime Silvio” + “FUSHA”, ku në njoftimin e prokurimit publik shpallej fitues vetëm “Pastrime Silvio”, por nëse futeni në dokumentet e tenderit dilte dhe emri i Fushës. Të gjitha tenderat e marra nga kjo kompani janë të dyshimta dhe në mungesë konkurrence.  Vetëm në 1 muaj, kjo kompani mori 500 mln lekë tendera pa garë.

Nuk mund të jetë aspak e papritur, se si qeveria iu lejon kompanive këto skema korruptive pasi pronarët e tyre janë miqtë më të mirë të Ramës dhe Veliajt. Madje, vlen të përmendim e Fiqiri Allmuça, i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, ku 2 punëtorë te firmës u plagosën rëndë teksa po pastronin xhamat e jashtëm të një banke në kryeqytet. Kompania e tij, Pastrime Silvio, ka marrë rreth 2 milionë euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence në një vit. Kështu, edhe pse KPP ka kapur shumë herë në shkelje tenderat që fitohen nga këto kompani, Rama urdhëron sërish bashkitë që ta gostitin me kontrata të shtrenjta.

 

Etiketa: Bashkia HimareFiqiri AllmucaJorgo Gorokryesore2RamaShkelqim Fushatendera

Lajme të lidhura

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
Para
Propaganda me pagën minimale, mashtrimi që po rrit barrën për bizneset dhe profesionet e lira

Propaganda me pagën minimale, mashtrimi që po rrit barrën për bizneset dhe profesionet e lira

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com