GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ju shfaqen nishane të tepërta? Mësoni në detaje se çfarë po ndikon në trupin tuaj

17:40 - 10/07/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Ju shfaqen nishane të tepërta? Mësoni në detaje se çfarë po ndikon në trupin tuaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse dielli është një ndër arsyet kryesore që na kthen humorin në stinën e verës, gjatë sezonit të plazhit ne nuk mund të mendojmë vetëm si të nxihemi sa më shumë prej tij, por njëkohësisht duhet edhe të kujdesemi sesi të mbrohemi.

Mik dhe armik, dielli në vetvete nga mënyra se si ne ekspozohemi para tij, në këtë periudhë mund të jetë të dyja. Rrezet UVA dhe UVB mund të dëmtojnë deri dhe ADN tonë, të cilat jo vetëm çojnë në djegie dhe dëmtim të lëkurës, por akoma më keq edhe në tumor.

Një ndër problemet më frekuente sa i përket kësaj stine është edhe kujdesi ynë për lëkurën në përgjithësi dhe për nishanet në veçanti.

Nishanet janë disa shenja në lëkurë osë të dala mbi lëkurë, që shpesh rrezikojnë të kthehen në sëmundje kancerogjene të rrezikshme.

Dermatologët këshillojnë, se nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut për një konsultë të specializuar.

Nishanet mund të bëhen të rrezikshëm për shëndetin atherë kur afër tij zhvillohet melanoma, kanceri i lëkurës. Ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së melanomës është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit.

Prandaj gjatë ditëve me diell dhe temperatura të larta, duhet treguar kujdes i madh për mbrojtjen e lëkurës në mënyrë që ajo të mbetet e shëndetshme.

Këshilla nga dermatologët

Përdorni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh, pas notit dhe nëse djersiteni shumë. Vishni veshje mbrojtëse, mbani syze me xhama të errët dhe kapele me strehë të madhe.

Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës. Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës.

Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që trupin juaj të plotësojë nevojat për Vitaminën D. Shmangni sa më shumë solarin artificial, pasi është tepër i dëmshëm për shkak të rrezeve që përdor./SHQIP

Etiketa: LifestyleNishanet e trupitShendetstina e veres

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Rama i ‘tregon dhëmbët’ Ahmetajt: Gjërat do ishin shumë më keq…

SPAK kërkon arrestimin, Ahmetaj shpërndan në rrjetet sociale fotot e …

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com