GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Juda Iskarioti: Dishepulli misterioz që e tradhtoi Jezusin me një puthje

në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Juda Iskarioti: Dishepulli misterioz që e tradhtoi Jezusin me një puthje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juda Iskarioti është i famshëm për faktin se ishte dishepull i Jezusit, që e tradhtoi në këmbim të parave.

Nga 12 dishepujt e Jezusit, “vetëm Pjetri merr më shumë rreshta nga shkrimtarët e ungjijve sesa Juda”, shkruan William Klassen në librin e tij “Juda: Tradhtar apo Mik i Jezusit?” Klassen ishte profesor kërkimor në École Biblique et Archéologique në Jerusalem.

Pavarësisht famës së tij biblike, pak dihet për Judën. Historia e tij është aq e paqartë sa që ndërsa shumë studiues besojnë se ai ekzistonte, të tjerë mendojnë se Juda është personazh imagjinar.

“Askush nuk ka arritur të gjejë ndonjë burim mbi Judën, pavarësisht nga ritregimet e rrëfimeve të Dhiatës së Re. Kjo është arsyeja pse mendimtarët me reputacion mund të vazhdojnë të mos besojnë në ekzistencën e tij historike,” shkruan Susan Gubar, një profesoreshë emeritus e anglishtes në Universitetin e Indianës, në librin e saj “Judas”.

 

Tregime biblike

Rrëfimet e Judës ruhen në Bibël në Ungjijtë e Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit, si dhe në Veprat e Apostujve (të quajtur edhe “Libri i Veprave”).

Rrëfimet biblike nuk thonë se ku dhe kur lindi Juda, dhe përshkruajnë versione të ndryshme se si ai vdiq. Thonë se Juda ishte një dishepull i Jezusit dhe se ai e tradhtoi udhëheqësin e tij, duke rënë dakord t’ia dorëzonte një turme të udhëhequr nga krerët e priftërinjve në këmbim të parave – 30 copa argjendi, sipas Ungjillit të Mateut.

Ungjijtë e Mateut, Markut dhe Lukës të gjithë specifikojnë se Juda e nxorri në pah Jezusin duke e puthur, kur turma u afrua. Më pas turma e çoi Jezusin tek Ponc Pilati, guvernatori romak i Judesë. Jezusi u gjykua më pas dhe u kryqëzua.

Një tekst 1200 vjeçar i përkthyer së fundmi, i shkruar në kopte – një gjuhë egjiptiane që përdor alfabetin grek – pretendon se Juda e përdori puthjen për të tradhtuar udhëheqësin e tij, për shkak se Jezusi kishte aftësinë të ndryshonte pamjen. Puthja e Judës do ta identifikonte qartë Jezusin para turmës. Katër ungjijtë, nga ana tjetër, nuk përpiqen të shpjegojnë pse u përdor një puthje për të identifikuar Jezusin.

Të gjithë ungjijtë tregojnë se Jezusi e dinte se do të tradhtohej kur të darkonte me dishepujt e tij, pak para arrestimit. Ungjilli i Gjonit thotë se Jezusi u përball me Judën në darkën e fundit, duke i thënë: “Atë që do të bësh, bëje shpejt”.

Ungjijtë e Lukës dhe Gjonit thonë se Satanai “hyri” tek Juda në periudha të caktuara dhe mund të ketë ndikuar në vendimin e tij për të tradhtuar Jezusin.

Ungjilli i Gjonit e përshkruan Judën si një person të pabesueshëm. Ai pretendon se Juda ishte arkëtari i Jezusit dhe 12 dishepujve të tij, duke mbajtur çantën e parave që grupi ndante dhe ndonjëherë vidhte prej saj. Kur një grua i vuri parfum Jezusit pak para darkës së fundit, Juda kundërshtoi, thotë Ungjilli i Gjonit.

“Pse nuk u shit ky parfum dhe paratë t’i jepeshin të varfërve? Vlente sa rroga e një viti.” Ai nuk e tha këtë sepse kujdesej për të varfërit, por sepse ishte hajdut; si mbajtës i çantës së parave, ai merrte edhe vetë nga ato që futeshin në të”. Gjoni 12:4-6.

 

Vdekja e Judës

Bibla ka dy tregime të ndryshme që shpjegojnë se si vdiq Juda.

Ungjilli i Mateut thotë se Juda u pendua që tradhtoi Jezusin dhe u përpoq të kthente 30 copat e argjendit që i ishin paguar.

Tek Mateu 27:3-5, Juda u thotë krerëve të priftërinjve dhe pleqve: “Kam mëkatuar sepse kam tradhtuar gjakun e pafajshëm”. “Çfarë është kjo për ne?” u përgjigjën ata: “Kjo është përgjegjësia juaj”. Kështu Juda i hodhi paratë në tempull dhe u largua; pastaj u vetëvar”.

30 copat e argjendit u përdorën më pas për të blerë një ngastër toke që u bë vendvarrimi për të huajt – një vend i quajtur Fusha e Gjakut.

Veprat e Apostujve përshkruajnë një fund më dramatik për Judën, duke pretenduar se ai përdori 30 copat e argjendit për të blerë një arë, ku vdiq tmerrësisht. “Me pagesën që mori për ligësinë e tij, Juda bleu një arë; aty ra me kokë, trupi i tij u hap dhe të gjitha zorrët iu derdhën jashtë. Të gjithë në Jeruzalem dëgjuan për këtë, prandaj e quajtën atë arë në gjuhën e tyre Akeldama, d.m.th., Fusha e Gjakut.” (Veprat e Apostujve 1:18-19.)

Një burrë i quajtur Matia zëvendësoi Judën si një nga 12 dishepujt, thotë Veprat e Apostujve.

 

Ungjilli i Judës

Në vitin 2006, National Geographic botoi “Ungjillin e Judës”, një tekst i fundshekullit të tretë që mund ta përshkruajë Judën në një dritë më të mirë. Vepra është ajo që studiuesit e quajnë një tekst “apokrif”, një tekst që nuk u përfshi kurrë në Bibël. Tekste të shumta apokrife që diskutojnë Jezusin dhe jetën e tij janë shkruar në të gjithë botën e lashtë.

Ashtu si disa tekste të tjera të lashta, Ungjilli i Judës është shkruar në Koptisht. Teksti u përkthye nga një ekip studiuesish që punojnë me National Geographic. Përkthimi sugjeron që Jezusi i kërkoi Judës ta tradhtonte në mënyrë që të ndodhte ekzekutimi i tij.

Sipas përkthimit, Jezusi i tha Judës: “Largohu nga të tjerët [dishepujt e tjerë] dhe unë do të të tregoj misteret e mbretërisë. Është e mundur që ti ta arrish, por do të pikëllohesh shumë. Dikush tjetër do të të zëvendësojë, me qëllim që të dymbëdhjetë [dishepujt] të plotësohen përsëri me perëndinë e tyre.”

Megjithatë, përkthimi dhe interpretimi i tekstit nga ekipi është kritikuar nga studiues të tjerë. April DeConick, kryetare e departamentit të fesë në Universitetin Rice në Hjuston, shkroi në faqen e saj të internetit se ka një sërë gabimesh në përkthim dhe se Ungjilli i Judës është në të vërtetë një “parodi për një “demon” Judë, i shkruar nga një grup i caktuar të krishterësh gnostikë që ne i quajmë Sethët.” / LiveScience – Bota.al

Etiketa: Juda Iskarioti

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Si i menaxhojnë paratë shenjat e horoskopit

Si i menaxhojnë paratë shenjat e horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

Autoritetet turke arrestuan sot 17 zyrtarë të klubeve të futbollit si pjesë e një hetimi të zgjeruar për baste të...

Lexo më shumë
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com