GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Jug në flakë/Ushtria zbret në terren Haki Çako jep instruksionet

10:03 - 03/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Jug në flakë/Ushtria zbret në terren Haki Çako jep instruksionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se 10 ditësh në flakë, Ushtria ka zbritur në terren në Vlorë, ndërsa bashkë me ta ka shkuar edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako. Ky i fundit ka monitoruar çdo gjë nga afër, duke dhënë edhe instruksionet e tij për shuarjen e flakëve në Dukat.

“Pjesa tjetër e forcave të bëjnë kordon, larg zjarrit deri tek lugu. Do bërë harku. Do punuar, me kamzë me lopatë. Të krijohet kordoni, edhe pjesa lart të punojnë me të njëjtin parim, nuk ka mënyrë tjetër?,“-dëgjohet ai në video.

Çako ka deklaruar nga Vlora se po vijon operacioni për shuarjen e flakëve të cilat janë përhapur me shpejtësi në disa zona. Çako tha se kanë kontaktuar edhe me me qendrën e reagimit ndaj emergjencave civile në Bruksel por një situatë e rënduar paraqitet edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Ai deklaroi se janë dërguar trupa të Forcave të Armatosura me helikopterë në Karaburun për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Çako theksoi se KLSH po operon në terren, por shtoi se tani më me rëndësi është puna e strukturave operacionale në terren.

“Ka forca të shumta edhe nga toka që operojnë në njësi të caktuara. Kemi kontaktuar me qendrën e reagimit ndaj emergjencave civile në Bruksel. Për shkak të situatës së rënduar, të gjitha vendet e Ballkanit janë përfshirë nga temperatura të larta që kanë provuar edhe zjarre. Do të vazhdojmë deri në normalizimin e situatës.

Nuk ka nisur sot operacioni ka ditë që ka nisur. Sot është bërë e domosdoshme intensifikimi i burimeve njerëzore të Forcave të Armatosura dhe shtimi i forcave ajrore. Kemi dërguar helikopter dhe do vazhdojmë të dërgojmë trupa që po operojnë në Karaburun për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Vazhdon operacioni me trupat e strukturave të armatosura. Rreziku është gjithmonë pjesë përbërëse e riskut. Ka një rrezik që është potent.

Me punën e bërë dhe shtimin e resurseve, shpresojmë ta mbajmë nën kontroll situatën. Për shkak të terrenit të vështirë ka vazhduar operacioni edhe dje edhe sot. Kuptohet që synojmë ndërprerjen e avancimit të zjarrit. KLSH është duke operuar dhe është duke bërë punën e vet. Vlen të themi që struktura e forcave operacionale në terren kanë më shumë rëndësi. Është bërë vlerësimi gjatë ditës së djeshme ndaj edhe është kërkuar me urdhër të Peleshit, mbledhja e komitetit për të maskimalizuar kapacitetet dhe për të shtrirë bashkëpunimin mes strukturave vendore”, u shpreh ai.

Etiketa: flakehaki cakoTerrenZjarr

Lajme të lidhura

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00
Breaking Views

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Fadil Nura i konsideroi marrëzi deklaratat e Kurtit/ Çështja e bashkimit kombëtar, Konjufca i ndërhyn deputetit të PDK-së: Kujdes me shprehjet

Fadil Nura i konsideroi marrëzi deklaratat e Kurtit/ Çështja e bashkimit kombëtar, Konjufca i ndërhyn deputetit të PDK-së: Kujdes me shprehjet

TË FUNDIT

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26

Një aksident fatal i mori jetën një fëmije 7-vjeçar që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës. Pas përplasjes nga një...

Lexo më shumë
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com