GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Juliana Nura eliminohet nga DWTS: Fitova zemrën e publikut

08:48 - 02/12/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Juliana Nura eliminohet nga DWTS: Fitova zemrën e publikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juliana Nura është e eliminuara e natës së nëntë të “Dancing With The Stars”.

Në dance off me Irgen Çelën, të dy çiftet dhanë maksimumin duke elektrizuar skenën me Cha Cha-n. Ata kërcyen nën ritmet e Whitney Houston me të njëjtin minutazh, por jo njëkohësisht, duke i lënë pistën e vallëzimit njëri-tjetrit.

Në fund, juria e pati të vështirë zgjedhjen. Mirëpo, mund të kishte vetëm një fitues dhe ai në këtë rast, bazuar edhe në rritjen përgjatë netëve të shkuara, ka qenë Xhoda.

Por si votoi juria? Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari vendosën të shpëtonin Irgenin duke e konsideruar atë surpriza e spektaklit që ka ende shumë për të dhënë. Ndërkaq, Lori Bala shpëtoi Julianën. I mbeti kryetarit të jurisë të ndante fituesin e Dance Off-it zgjedhja e të cilit ka vlerën e dy votave. Iliri vendosi të shpëtojë Irgenin, duke “dërguar” Juliana Nurën në shtëpi.

Valbona: Irgeni ka më shumë mundësi për të dhënë. Juliana nuk ndryshoi për të vënë në zbatim vrejtjet që ne i kishim bërë për posturën. Më vjen keq, por do shkoj me Irgenin.

Lori: Për mua janë dy personazhe që i kanë dhënë shumë skenës me një dëshirë të madhe për të ecur lartë dhe më lartë. Duke marrë parasysh përformancën e sotme dhe Dance Off-in, unë shkoj më Julin.

Olta: Si fillim dua të them që babi im e ka shumë qejf Julin. Shumë solare, shumë dinamike, i ka dhënë shumë këtij spektakli do të doja të përparoje më shumë dhe të kishe më shumë ndryshime. Për Xhodën do të thoja është surpriza e këtij spektakli. Për të gjitha performancat të gjitha vështirësitë që ke hasur, por për të qenë e sinqertë Xhoda ka qenë nga ata persona që megjithëse më ka pëlqyer që netët e para, nuk mendoja se do të shkonte gjatë. Më ka surprizuar dhe unë për këtë shkoj me Xhodën sot.

Iliri: Nuk është e thjesht për dy aspekte, e para sepse të dy VIP-at në këtë cha cha ishin shumë mirë, të lishëm, muzikal, vetëvetja, e shijuan atë që bënë. Më pëlqeu ky Dance Off. Së dyti, shoqërohen nga dy superbalerinë të cilët unë i vlerësoj pa masë për atë që i kanë dhënë kësaj skene, për karrierën e tyre. Kështu që është si të heqesh nga kjo skenë jo vetëm VIP-at por edhe profesionistët që i kanë dhënë kësaj skene pa masë. Unë nuk influencohem nga ulërimat sikurse edhe e keni parë, thjesht bazohem te ai që është instikti im si profesionist për të parë diçka më shumë te njëri ose te tjetri. Unë zgjedh Xhodën.

Në fjalët e fundit pas eliminimit, Juli tha se: “Ishte një eksperiencë super e mirë, të cilën e shijova shumë aq sa zgjati. Mendoj që, me disa fatkeqësi, nuk i kam dhënë skenës 100%. E di që kam mundësi edhe më shumë. Por, jo gjithmonë garat janë fituese dhe unë në këtë rast kam fituar zemrën e publikut, kështu që për mua kjo ka rëndësi.”

Etiketa: juliana nura

Lajme të lidhura

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?
Show Biz

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve
Aktualitet

Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve

17:59 - 09/01/26
Babai i Selin nuk kursehet ndaj Mirit: Është pervers
Aktualitet

Babai i Selin nuk kursehet ndaj Mirit: Është pervers

17:59 - 08/01/26
Para
Donaldi dhe Bora japin lajmin e shumëpritur: Jemi shumë të lumtur…

Donaldi dhe Bora japin lajmin e shumëpritur: Jemi shumë të lumtur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26

Trajneri John Rooney, vëllai i Wayne, e udhëheqi ekipin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez drejt arritjes më të...

Lexo më shumë
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com