GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës! Jep mesazhin e parë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës! Jep mesazhin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Merr fund kriza politike në Kosovë. Pas një periudhe ngërçi dhe negociatash mes forcave politike, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur me 81 vota pro presidente e re e vendit, duke hapur rrugën për zhbllokimin e situatës institucionale.

Zgjedhja e Shiroka-Pulës erdhi pas zhvillimeve intensive politike dhe një propozimi të ri të kryeministrit Albin Kurti, i cili hodhi emrin e akademikes si kandidate për postin e kreut të shtetit.

Propozimi mori mbështetjen e nevojshme politike pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bëri të ditur se PDK-ja e pranonte Shiroka-Pulën si kandidate, ndërsa kjo forcë politike paraqiti Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

Marrëveshja u arrit pas një oferte të re të Kurtit, sipas së cilës Kuvendi do të trajtonte fillimisht ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas do t’i hapej rruga procesit për zgjedhjen e presidentit.

Para votimit për kreun e ri të shtetit, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Projektligji mori mbështetjen e LVV-së, PDK-së dhe Aleancës, ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.

Pas këtij zhvillimi, vëmendja u zhvendos te zgjedhja e presidentit dhe kandidatura e Justina Shiroka-Pulës, e cila ishte kthyer në pikën kryesore të kompromisit politik.

Justina Shiroka-Pula ka mbajtur fjalën e saj pas zgjedhjes Presidente e Republikës së Kosovës, duke u zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallime politike, etnike apo shoqërore.

Pas betimit para deputetëve, Shiroka-Pula deklaroi se e pranon me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë detyrën që i është besuar.

Shiroka-Pula theksoi se gjatë mandatit të saj do të angazhohet për unitetin, drejtësinë, zhvillimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

Në fjalën e saj, Shiroka-Pula vuri theksin edhe te orientimi euroatlantik i Kosovës dhe marrëdhëniet me aleatët, ndërsa u zotua për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesave të Republikës.

Ajo e përmbylli fjalën duke shprehur besimin te qytetarët dhe e ardhmja e Kosovës.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza u sakrifikuan. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, tha ajo.

Etiketa: KosoveKryesore1presidente

Lajme të lidhura

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Para
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com