GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Juve, 160 milionë euro detyrim… për të shpëtuar “barakën”

16:00 - 12/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas heqjes së pikëve, Juventus pret një tjetër dënim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një fitim i detyrueshëm prej 160 milionë eurosh, e vetëm atëherë Juventusi do të jetë në gjendje të mendojë vërtet për lëvizjet e ardhshme. Ndër misionet (e pa)mundshme të drejtorit të ri sportiv, Cristiano Giuntoli, është edhe ky: të arkëtojë 90 milionë për serbin Dushan Vlahoviç dhe 70 për Federico Chiesën. Vetëm atëherë ai do të lejohej të galoponte kompetencën e tij. Dhe ndërkohë, duhet të vendoset fati i Arthur, McKennie dhe Zakaria.

Dy situata që kanë shumë ngjashmëri dhe po aq dallime. Dushan Vlahoviç asnjëherë nuk ka folur kohët e fundit për të ardhmen e tij. Në vend të tij, këtë gjë, e bëri trajneri i tij personal Uros Domazet, i cili e ndihmoi të punonte gjatë pushimeve në Serbi:

“Këtë vit do të shënojë tridhjetë gola”. Po, por nuk dihet se me cilën uniformë. Orët e fundit kanë sjellë disa të dhëna për një interesim të Paris Saint Germain nga Franca.

Sipas gazetës Le Parisien, serbi është bërë një objektiv i ndjeshëm pas refuzimit të De Laurentiis për të shitur Osimhen drejt PSG (“Për Osimhen duhen rreth dyqind milionë euro”), edhe nëse për momentin nuk është regjistruar asnjë ofertë zyrtare te Juve. Kishte pasur një sondazh të Bayernit menjëherë pas përfundimit të kampionatit, përpara se bavarezët të shkonin “all-in” për Harry Kane. Më pas disa ndërmjetës ia kishin propozuar Chelseat-it, duke marrë reagime të vakëta. Por disa sinjale më vendimtare mund të vijnë së shpejti nga Paris Saint Germain.

Çmimi i Vlahoviçit është vendosur në 90 milionë, edhe nëse, siç ndodh gjithmonë në këto raste, Giuntoli tashmë e di se mund të negociojë, por vetëm deri në 80, asgjë më pak. Pavarësisht se një dëmtim në sezonin e kaluar e kushëtzoi serbin, Vlahoviç vazhdon të jetë një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, ndoshta, thjesht ai ka qëlluar në ekipin e gabuar në kohën e gabuar.

Kujtojmë se në janar të 2022, serbi u pagua 70 milionë plus 10 bonuse dhe që atëherë ka kaluar vetëm një vit e gjysmë, ndaj për të bërë një fitim kapital, edhe pse jo të ekzagjeruar, çmimi nuk mund të shkojë nën 80 milionë. Pastaj është çështja e rrogës: Vlahoviç fiton 7 milionë në sezon, si Rabiot, 1 milion më pak se më i paguari, Pogba. Mes shumë detyrave që i janë besuar Giuntolit është edhe ajo e uljes së shumës së pagave dhe 7 milionë neto (14 bruto) përfaqësojnë një ulje të konsiderueshme.

Megjithatë dukej si një punë e madhe, Vlahovic ashtu si Chiesa, megjithatë sot ai që mburret me këto dy goditje është presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso: “Nëse i shikoj paraqitjet e Vlahoviçit dhe Chiesës dhe i krahasoj me ato të Cabral dhe Joviç, mund të themi se kemi bërë një marrëveshje të mirë. Numrat nuk gënjejnë. Cabral dhe Joviç së bashku kanë shënuar më shumë gola se ata”.

Asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt për performancën e një lojtari. Shumë varet nga mënyra e lojës së skuadrës, e cila ndoshta nuk e favorizon Vlahoviçin kur flitet për Juventusin. Më pas janë marrëdhëniet me trajnerët dhe në rastin tjetër për t’u analizuar, ai i Chiesës, ndoshta problemi qëndron pikërisht aty.

Marrëdhënia Chiesa-Allegri nuk lindi kurrë. Përtej deklaratave zyrtare, kompleksiteti i marrëdhënies është i njohur dhe shkëlqen me përpikëri të pabesueshme në çdo rast.

Giuntoli e ka vendosur çmimin në 70 milionë, edhe në këtë rast i diskutueshëm deri në 60. Dhe gjithashtu në këtë rast orët e fundit kanë sjellë disa sinjale, që vijnë nga Liverpooli, një klub që mund të heqë dorë nga Momo Salah.

Në javët e fundit Juve kishte marrë një ofertë konkrete prej 60 milionësh nga Aston Villa, të cilën lojtari e kishte refuzuar me mirësjellje, duke bërë të ditur se ai do të pranonte përfundimisht vetëm një nga klubet më të mira të Premier. Një kategori në të cilën bie Liverpool, pavarësisht se nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Por më pas do të duhet të merremi me vullnetin e lojtarit, i cili nuk është aq i bindur për momentin se zgjidhja më e mirë është largimi nga Juve.

Etiketa: chiesaJuventusVlahovic

Lajme të lidhura

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë
Breaking Views

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”
Breaking Views

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26
Para
Humbi dy vite më parë, gjendet Etleva Biçaku

Humbi dy vite më parë, gjendet Etleva Biçaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho

14:39 - 10/03/26

Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025, ku paraqiten rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është...

Lexo më shumë
Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër

Zgjedhja e kryetarit të ri të PD, kërcet grushti brenda selisë në Shkodër

14:07 - 10/03/26
Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD

Bundestagu i alarmuar nga lëvizjet e Ramës kundër SPAK, takime në Kuvend dhe në selinë e PD

13:42 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira

12:57 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com