GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Juventus ka rigjetur Di Maria-n më të mirë

10:18 - 16/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Di Maria mund të ndajë rrugët me Juventusin, mendohet rikthimi në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pyetja se cila do të ishte performanca e Angel Di Maria pas Kupës së Botës e ka shoqëruar atë që nga nënshkrimi i kontratës në verë me Juventusin për vetëm një vit. Mjaftueshëm për të mbërritur në formë për ekspeditën në Katar, që më pas u mbyll në triumf, pa u lidhur më shumë se ç’duhej me bardhezinjtë, duke parë që dëshira ishte për një rikthim në Argjentinë për të mbyllur karrierën.

Shumë nga vlerësimet për performancën e “El Fideo” në pjesën e parë të sezonit ishin të kësaj linje: paraqitje nën pritshmëritë, më shumë për arsye fizike sesa teknike. Shumë shpejt për të vlerësuar, duke parë që muaji i parë pas rikthimit të tij nga Katari si kampion bote ka qënë pozitiv.

Forma e rigjetur e Di Marias, i ndalur edhe në vjeshtë nga një dëmtim në bicepsin femoral, plus, rikthimi nga dëmtimi i Federico Chiesas, krijoi kushtet për të përshpejtuar planin e Juventusit për të rreshtuar treshen sulmuese, e dëshiruar në verë me 4-3-3-shin e testuar në para-sezon para se ngjarjet e ndryshme në lidhje me dëmtimet të ndryshonin strategjitë e Allegrit i cili u detyrua të rreshtojë ekipin me skemën 3-5-2.

Mungesa e Cuadrados dha bëri që kundër Fiorentinës, Juventusi, të luante me 3-4-3, një përpjekje për të bërë kompromis midis ruajtjes së mbrojtjes me tre lojtarë dhe vendosjes së “tre tenorëve” përpara. Ndoshta edhe për këtë arsye, përveç rrjedhës fiziologjike të një solucioni në daljen e parë, testi në terren nuk e lartësoi saktësisht treshen: Vlahovic nuk ishte në qendër të aksionit, por mbi të gjitha Chiesa dhe Di Maria të dy dukeshin më të qetë në të djathtë, ku padyshim ka vend vetëm për një, dhe në fakt ata bënin radhën.

Në fund të fundit, Di Maria po mban një ritëm ndryshe nga fillimi i sezonit. Në vitin 2023 është lojtari që ka marrë pjesë në shumicën e golave të realizuar: dy gola, kundër Napolit dhe Atalantës, dhe dy asistime, kundër zikaltërve dhe ndaj Fiorentinës, pra katër. Fakti që dy golat e tij erdhën kundër kundërshtarëve më të fortë të momenit, ilustron predikimin e “Fideos” për të qenë vendimtar në ndeshje të rëndësishme. Fakti që Juve doli me vetëm një pikë nga ato dy ndeshje tregon se tani Allegri duhet të vendosë një ekip që t’i përshtatet Di Marias, duke filluar me treshen.

Etiketa: di mariaFutbollJuve

Lajme të lidhura

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë
Breaking Views

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Para
Lufta në Ukrainë/ Kievi e merr vetë në dorë sigurimin e raketave

Lufta në Ukrainë/ Kievi e merr vetë në dorë sigurimin e raketave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër,...

Lexo më shumë
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com