GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë të veçantë, në ditën e 129-vjetorit të themelimit të klubit torinez.

Heroi i mbrëmjes ishte talenti i ri Kerim Alajbegovic, i cili realizoi një gol spektakolar, duke hapur rrugën drejt tri pikëve për bardhezinjtë.

Ndërkohë, Jeremie Boga vulosi suksesin në minutat e fundit të takimit.

Për trajnerin Luciano Spalletti, kjo fitore kishte një rëndësi të veçantë, pasi vjen në një moment kur ai ndodhej nën presion për shkak të rezultateve jo bindëse.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit në shtatë ndeshjet e fundit, ku skuadra kishte regjistruar edhe dy barazime dhe dy humbje.

Takimi nisi me Napolin më kërkues në sulm. Lorenzo Lucca, i aktivizuar si titullar në mungesë të Rasmus Hojlundit, pati një mundësi të mirë në minutën e shtatë, por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri Guglielmo Vicario.

Pavarësisht kontrollit më të madh të topit, miqtë nuk arritën të krijonin shumë rrezik, ndërsa Juventusi iu afrua golit në minutën e 28-të, kur një goditje nga këndi u devijua nga Juan Cabal dhe topi përfundoi në shtyllën e largët.

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët tentuan të ndryshonin rrjedhën e ndeshjes përmes zëvendësimeve, por sfida vazhdoi të ishte e ekuilibruar dhe me pak raste të pastra shënimi.

Momenti vendimtar erdhi nga talenti Kerim Alajbegovic. Futbollisti i ri mori iniciativën, depërtoi drejt portës dhe lëshoi një goditje të jashtëzakonshme, e cila u përplas fillimisht në shtyllën e largët dhe përfundoi në rrjetë. Një gol që mund të jetë ndër më të bukurit e sezonit në Itali dhe që shënonte realizimin e tij të parë në Serie A.

Problemet për Napolin u shtuan edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Luca Marianucci, i cili u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë.

Me një lojtar më shumë, Juventusi administroi avantazhin dhe në minutën e 87-të vulosi fitoren. Jeremie Boga u fut bukur nga krahu, lëvizi drejt qendrës dhe me një goditje të saktë mposhti Alex Meret, duke shënuar golin e tij të parë sezonal.

Ky triumf e ngjit Juventusin në vendin e shtatë të renditjes së Serie A, një pozicion mbi Napolin. Për Spallettin është një fitore që i jep frymëmarrje dhe qetësi, ndërsa presioni tashmë kalon te skuadra e Napolit, e cila ka regjistruar vetëm dy fitore në transfertë gjatë këtij sezoni.

Në ditëlindjen e 129-të të klubit, Juventusi mori një dhuratë të veçantë: tri pikë, një supergol nga një talent i ri dhe një fitore që mund të shërbejë si pikë kthese për vazhdimësinë e sezonit.

 

 

Etiketa: Juventusnapoliserie a

Lajme të lidhura

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski
Sport

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën
Sport

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin
Sport

Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

19:04 - 21/11/26
Para
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Nëntor 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk do ta shuajnë dot zjarrin që është ndezur”/ Aktivistja: Rama dështoi të përçante protestën
Breaking Views

“Nuk do ta shuajnë dot zjarrin që është ndezur”/ Aktivistja: Rama dështoi të përçante protestën

10:17 - 22/11/26

Studentja Iris Kola, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me moderatoren Megi Latifi, ka folur për vijimësinë e protestës studentore,...

Lexo më shumë
“Do merrem personalisht me ty!”/ Gjykata pushon çështjen ndaj avokatit Uljan Barjami, nuk ka konsumuar vepër penale

“Do merrem personalisht me ty!”/ Gjykata pushon çështjen ndaj avokatit Uljan Barjami, nuk ka konsumuar vepër penale

09:50 - 22/11/26
Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat

Transportonte mbi 114 kg kokainë, shoferi shqiptar arrestohet në Francë, por mohon akuzat

09:00 - 22/11/26
Erion Veliaj vazhdon shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, pas dy drejtuesve, në listë edhe shefja së Policisë Bashkiake

Erion Veliaj vazhdon shkarkimet në Bashkinë e Tiranës, pas dy drejtuesve, në listë edhe shefja së Policisë Bashkiake

08:30 - 22/11/26
Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos

Letrat e lamtumirës dhe telefonata me gruan, zbardhen momentet e fundit të De Gennaros, nën hetim për atentatin ndaj Borsellinos

08:05 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com