GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ka filluar një emigracion i frikshëm”/ Shehi: Njerëzit nuk po kthehen më

22:04 - 21/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Duhet miratuar sa më parë ligji për referendumet në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Dashamir Shehi ka ngritur sot alarmin për numrin e lartë të shqiptarëve që po braktisin vendin. Në një emision televiziv ai tha se, në Shqipëri po ndodh një emigracion i frikshëm, pasi njerëzit po ikin në mënyrë të përhershme, duke mos u kthyer më në vendin mëmë. “Në Shqipëri ka vazhduar të rritet shkalla e emigracionit. Ka filluar një emigracion i frikshëm, sepse ikin në mënyrë të përhershme dhe nuk kthehen më në Shqipëri. Kanadaja i ka marrë miliona Shqipërisë. Ne kemi pasur një emigracion shumë pozitivë, që qytetarët shkonin e punonin disa muaj apo disa vite dhe ktheheshin, nuk e humbnin lidhjen me vendin amë”, tha deputeti Shehi.

Ndërsa më tutje ai theksoi se arsyet janë të shumta, por është e trishtueshme që shumë prej tyre largohen për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike dhe korrupsionit të lartë.

“Brenda ikjes ka shumë arsye, janë të pafundme, por shumica janë të detyruar. Këtu është çdo gjë më e keqe. Sigurisht që një pjesë është përgjegjësi direkte e kësaj qeverie, siç ka qenë një pjesë edhe asaj qeverisë që ka qenë më përpara. Kjo edhe ndalohet një ditë, zbutet, nuk bëhet tragjike për popullsinë. Sigurisht që vijnë edhe në Shqipëri, por filloi kriza financiare pas 2009-ës. Këtu nuk ka më vlerë të rrinë, dhe u kthyen. Qe një kthim i madh, kryesisht nga Greqia e Italia. Gjysma e atyre që kthehen janë pensionistë. Do vijë një moment, ku pas 5-10 vitesh do të kemi një kthim më të lartë, por ky nuk është sukses, sepse do vijnë pensionistët. Madje edhe emigracioni ka disa formula të vetat, që janë klasike për të gjithë botën, por ne i kemi thyer”, u shpreh ai.

Etiketa: alarmDashamir Shehilargimeshpopullim

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Hapja e negociatave/ Kryenegociatori: Gabimi që nuk u pa në videon e Ramës

Hapja e negociatave/ Kryenegociatori: Gabimi që nuk u pa në videon e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com