GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ka gjetur “El Doradon”? Ja pse Kina po investon në minierën serbe

23:30 - 29/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka gjetur “El Doradon”? Ja pse Kina po investon në minierën serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina po planifikon një zgjerim të madh të minierave të bakrit në Serbi pasi kërkesa për metalin, i cili është thelbësor për tranzicionin global të energjisë, pritet të kapërcejë ofertën, raportoi Bloomberg të hënën.

‘Zijin Mining Group’, miniera më e madhe e arit në Kinë dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të bakrit në vend, do nxisë nxjerrjen e bakrit në minierën e tij të bakrit dhe arit ‘Cukaru Peki’ në Serbinë Lindore, tha burimi.

Kompania hapi punimet e ‘Cukaru Peki’ rreth dy vjet më parë dhe tashmë ka investuar 678 milionë dollarë për të vënë në funksion gropën. Tani Kina dëshiron të shpojë më poshtë, pothuajse dy kilometra, për të arritur më shumë rezerva.

“Këto janë rezerva të mëdha, të cilat kërkojnë infrastrukturë shtesë, investime shtesë prej rreth 3.5 miliardë deri në 3.8 miliardë dollarësh,” tha për Bloomberg Branko Rakocevic, zyrtari më i lartë serb në minierë.

Miniera, e vendosur në rajonin lindor të Borit, ndahet në një zonë të sipërme dhe një të poshtme. Prodhimi në zonën e sipërme arriti në 111,000 ton bakër dhe 152,000 ons ar vitin e kaluar. Kapaciteti i saj i parashikuar vlerësohet në 91,400 ton bakër dhe 2,5 ton ar në vit, me prodhime të mundshme maksimale prej 135,000 ton bakër dhe 6,1 ton ar.

Sapo të dyja zonat të arrijnë kapacitetin e tyre të plotë, miniera e ‘Cukaru Peki’ mund ta ngrejë Serbinë në vendin e dytë më të madh të prodhimit të bakrit në Evropë.

Gara për prodhimin e materialeve jetike për kalimin te energjia e gjelbër është shtuar në mbarë botën, me Kinën që është bërë furnizuesi kryesor në botë i të ashtuquajturave minerale të rëndësishme. Në veçanti, bakri përdoret në turbinat e erës, rrjetet e energjisë dhe automjetet elektrike.

“Bakri është i kërkuar gjithmonë dhe kudo e kjo që justifikon investimin afatgjatë”, tha Rakocevic. “Tregu është mjaft i qëndrueshëm. Çmimet ranë nga viti i kaluar, por ne nuk presim shumë paqëndrueshmëri.”

Sipas firmës konsulente McKinsey, kalimi i botës në një ekonomi më të gjelbër do rrisë kërkesën vjetore të bakrit në 36.6 milionë ton deri në vitin 2031. Oferta parashikohet të arrijë rreth 30.1 milionë ton në të njëjtin vit, nga 22 milionë ton që është tani./Syri

Etiketa: investimkinaminieraSerbia

Lajme të lidhura

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Makina përplaset me bordurën dhe del nga rruga, shpëtojnë dy turistet

Makina përplaset me bordurën dhe del nga rruga, shpëtojnë dy turistet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com