GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ka ndodhur gjëma e asnjë s’mban përgjegjësi”, Dervishi: Hakërimi i të dhënave skandal

20:47 - 22/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka ndodhur gjëma e asnjë s’mban përgjegjësi”, Dervishi: Hakërimi i të dhënave skandal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari i njohur Lutfi Dervishi ka bërë një përshkrim të asaj çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me sulmin kibernetik të sistemit tonë online, teksa ai e konsideron këtë ngjarje si një skandal.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dervishi drejton gishtin nga autoritetet, ku thekson se edhe për këtë ngjarja kaq të rëndë sjellja është e njëjtë si për të gjitha skandalet e tjera: “Minimizimi, relativizimi, justifikimi, zhvendosja vëmendjes, normalizmi i skandalit”.

Sipas tij, fakti që edhe sot e kësaj  dite, “askush nuk kërkon ndjesë për “patronazhistët që grabitën të dhënat e shqiptarëve- është dëshmi që siguria kibernetike asnjëherë nuk është marrë seriozisht”.

“Gjatë gjithë kohës së agresionit kemi dëgjuar çdo fjalë, me përjashtim të dy fjalëve: Më falni dhe Ndjesë. Janë fjalë të gjuhës shqipe”, mbyll postimin e tij Lutfi Dervishi.

Postimi i plotë:

SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në vend. Agresorët dihen. Dëmi i shkaktuar ende nuk është i qartë. Ende nuk dihet se çfarë do të vij më pas. Gjëja më e qartë deri në këto momente është papërgjegjshmëria. Ka ndodhur gjëma dhe ASKUSH nuk ka përgjegjësi. Askush.

Edhe për ngjarjen më të rëndë sjellja është si për çdo skandal të radhës. Minimizimi, relativizimi, justifikimi, zhvendosja vëmendjes, normalizmi i skandalit.

  1. Minimizimi.

Mund të kishte ndodhur më keq. Më e keqja nuk ka ndodhur. Reaguam në kohë. Sistemi që kemi ngritur u testua dhe rezistoi. Po të mos kishim marrë masat atëherë do të ishim vërtet keq. Agresorët nuk ja dolën, etj. etj

  1. Relativizimi

Këto gjëra ndodhin kudo. U kanë ndodhur vendeve dhe shteteve më të fuqishme se ne.

Kanë ndodhur edhe më parë. Do të ndodhin sërish. Po ndodhin çdo ditë. U paralizua X, Y. etj

  1. Justifikimi

Kemi investuar, por kërkohet më shumë. Jemi çertifikuar. Jemi vlerësuar. Armiku ka investuar më shumë. Aleatët i kemi patur në krah në çdo moment.

  1. Aleatët

Jemi në konsultim të ngushtë me aleatët/partnerët. Na kanë shprehur mbështetjen dhe janë gati për të na ndihmuar. Partnerët janë në krahun tonë. (A thua se do të jenë në krahun e Iranit?)

  1. Zhvendosja vëmendjes

Sajohet një skandal tjetër. Vihen në lëvizje institucionet e pavarura (mundësisht të drejtësisë) me veprime apo me deklarata. Mbajta e “një skandali” si AS nën mëngë për një ditë më të keqe.

Kush është familjar me funksionimin e AKSHI-t e di shumë mirë që ka patur probleme të rënda me sigurinë. Por jo hetim, por as analizë për çfarë ka ndodhur duket nuk ka ndërmend të bëj askush.

Fakti që edhe sot e kësaj dite, askush nuk kërkon ndjesë për “patronazhistët” (se hetim ta harrojmë) që grabitën të dhënat e shqiptarëve- është dëshmi që siguria kibernetike asnjëherë nuk është marrë seriozisht. Dhe puna e patronazhistëve nuk është punë patriotike, por punë votash. Nuk ishte punë për Mëmëdheun, por për Nënën Parti.

  1. S. Gjatë gjithë kohës së agresionit kemi dëgjuar çdo fjalë, me përjashtim të dy fjalëve: Më falni dhe Ndjesë. Janë fjalë të gjuhës shqipe.

 

Etiketa: hakerimiLutfi DervishiSkandal

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
I përfshirë në ngjarje kriminale, identifikohet vrasësi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje

I vranë në kafene djalin 19- vjeçar, nëna e Erjon Xhenjës thyen heshtjen: Ka qenë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com