GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet vendore, Rama rikonfirmon një tjetër kryebashkiak

13:37 - 07/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet vendore, Rama rikonfirmon një tjetër kryebashkiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Socialisti Elton Arbana do të kandidojë sërish për kryebashkiak të Shijakut në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi sot në këtë zonë. Ai u shpreh se Arbana ka qëndruar shumë pranë komunitetit, i cili u prek nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë në hedhjen e shortit për apartamentet e reja në Shijak, pjese e procesit të rindërtimit.

“Ndiejmë dhimbje për jetët e humbura, por ndihemi vërtet krenarë për mijëra e mijëra familje të tjera që i strehuam. Padiskutim në një lagje që s’ka krahasim me atë që ishin. Në katin e parë të shtëpive të reja janë njësitë e shërbimit. Pra do të kemi edhe postën, edhe OSHEE edhe shërbimet e ujësjellësit, etj. Do të kemi hapësira për fëmijët e për të rriturit. Kështu që lagjia do të jetë vërtet një lagje e re e me jetë. Me sens komuniteti e me sens solidariteti social. Brenda nëntorit do të strehoen 637 familje, duke e mbyllur këtë plagë për këtë bashki.

Nuk dua të marr kohë nga shorti se ju mezi e keni pritur këtë short. Kështu që askush nuk mund të ankohet pse mua më lanë në kat të parë, mua pse më lanë majtas dhe djathtas. Përjashtim ka vetëm për të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët nuk mund të ngjiten në katin e katërt. Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. Nuk ka gjë më të mirë kur një emigrant na e vlerëson punën. Fjalët e tij ishin një kompliment i madh. Vlerësimi i tij po ashtu. Rol të rëndësishëm ka pasur edhe kryetari juaj I bashkisë që ka qenë zgjedhja e duhur.

Për këtë arsye unë sot dua t’ja them këtu kryetarit të bashkisë që e duam sërish si kryetar. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. Për fat të mirë na e mundëson që t’ju mbrojmë juve. Nga fatura tuaja 20 % paguani ju ndërsa 80 % të tjera e paguan qeveria dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ne po mbrojmë çmimin e familjarëve dhe të biznesit të vogël”– tha Rama.

Etiketa: kryebashkiakRamarendesi

Lajme të lidhura

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Breaking Views

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

15:53 - 24/02/26
Para
“Dyshojmë dhe për raste të tjera”/ E moshuara u dhunua në azil, reagon prokurori i Pejës

Detaje tronditëse dhe dëshmi rrëqethëse, kamera e fshehtë në qendrën “Orenda”

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com