GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ka shpifur”, Berisha sulmon ambasadorin britanik: Do e bëj publike

13:20 - 02/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ka shpifur”, Berisha sulmon ambasadorin britanik: Do e bëj publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith. Në konferencën me gazetarët, ai deklaroi se diplomati ka shpifur për të, me prova të cilat do ti publikojë së shpejti. Berisha deklaroi se Smith-King ndan favore me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni. Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i kemi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi fakte dhe do i sjellim, pas disa muajsh, në valët e Zërit të Amerikës, u bëri thirrje të gjejnë fakte. Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.
Kjo është e vërteta. Alastair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente. Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.

Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.
Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore.
Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë. Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin. Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.

Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!
Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mua m’u dha rasti që mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie.
Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur. Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike. Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

 

Etiketa: AmbasadorberishaShqiperi

Lajme të lidhura

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment
Breaking Views

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike
Breaking Views

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

09:52 - 28/12/25
Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Para
Telefonata e Sunak me Ramën, “The Times” nxjerr detajet

Telefonata e Sunak me Ramën, “The Times” nxjerr detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Breaking Views

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

17:29 - 28/12/25

Pas humbjes ndaj Udineses, Napoli rikthehet te fitorja. Kampionët e Italisë mundën 0-2 Cremonesen, në ndeshjen e luajtur në transfertë....

Lexo më shumë
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

15:35 - 28/12/25
“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

14:37 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com