GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kadiu i tregon vendin Stanos për Ekipin Menaxhues

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadiu i tregon vendin Stanos për Ekipin Menaxhues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi për shkarkimin e Ekipit menaxhues për Asociacionin, nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. Kështu ka deklaruar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Reagimi i tij pason një deklarim të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, përkitazi me këtë çështje.

Stano sot gjatë ditës u shpreh se -“vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel frymën e marrëveshjeve të dialogut”.

 

Kadiu akuzoi Stanon për njohuri të pamjaftueshme rreth situatës.

“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”, u shpreh ai në rrjetin social Facebook.

Kadiu rikujtoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

Duke ia rikujtuar Stanos se ai në shumë raste, kur bëhet fjalë për marrëveshjet që i shkel Serbia, u shmanget edhe pyetjeve, Kadiu përmendi rastin e fundit.

“Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë (Stano v.j) kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, ka shkruar Kadiu në Facebook.

Sipas Kadiut, detyra e vetme e Ekipit menaxhues ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit.

“Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, shtoi ai.

Ndërkohë, Stano më herët sot gjatë ditës, ka thënë se marrëveshjet e dialogut thonë qartë se Ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.

Ai u shpreh se vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel frymën e marrëveshjeve të dialogut.

“Prandaj, vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano./RTK

Etiketa: Kosova

Lajme të lidhura

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Para
Luizi: Efi ka dalë nga një emision si Përputhen dhe është mashtruese

Zbulohet sekreti - Ja si arrinte Luizi të kuptonte nominimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com