GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kafe, cigare dhe karburant – tri “gjërat” që e mbajnë Shqipërinë në formë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kafe, cigare dhe karburant – tri “gjërat” që e mbajnë Shqipërinë në formë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kafeja dhe duhani bën pjesë në rutinën e përditshme të shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një “institucion” për takime pune.

Por ajo që vihet re është se trendi i konsumit të këtyre dy produkteve të akcizës ka rezultuar në rritje përgjatë këtij vitit.

Dhe sa janë konsumuar gjatë këtij viti? Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se deri në shtator janë importuar dhe kanë shkuar për konsum 7027 ton kafe, sasia më e lartë e konsumuar të paktën në 5 vitet e fundit për të njëjtën periudhë. Ndërsa vetëm në shtator janë 852 ton të hedhura për konsum.

E njëjta tendencë ka qenë edhe me cigaren. Në 9-mujor janë importuar 2,568 ton cigare, duke regjistruar sasinë më të lartë që nga viti 2020. Dhe duket se qytetarët shqiptarë nuk po heqin dorë nga duhani pavarësisht se çdo vit çmimet e paketave po rriten në mënyrë të ndjeshme dhe zë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve direkte vjetore për një individ duhanpirës dhe nga ana tjetër, cigarja konsumohet vetëm në ambiente të hapura.

Konsum rekord ka pasur edhe karburanti. Por në këtë rast ka ndikuar nga fluksi i turizmit në vend, çka sjellë qarkullim më të lartë me automjete, por edhe lëvizjet që bëjnë vetë qytetarët shqiptarë duke u përpjekur të shfrytëzojnë fundjavat apo pushimet.

Për periudhën janar-shtator 2025 janë importuar afro 555 mijë ton karburant, apo rreth 60.5 mijë ton krahasuar me një vit më parë, duke e bërë këtë një shifër rekord.

Sa i takon birrës, është i vetmi produkt ndër mallrat e akcizës që ka pësuar rënie të importit, ku në 9 muaj kanë shkuar për konsum 45.3 mijë tonë nga 46.9 mijë ton të importuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë./SCAN

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e karburantit do të bien shumë poshtë

09:07 - 19/09/26
10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!
Aktualitet

10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

08:50 - 19/09/26
91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Aktualitet

112 ditë qëndresë e pandërprerë! Protestuesit nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesësë së tyre: Dorëheqja e Ramës

08:13 - 19/09/26
Para
Bankat japin më pak kredi për shtëpi, ‘lumë’ refuzimesh pasi BSH vendosi kufi

Bankat japin më pak kredi për shtëpi, ‘lumë’ refuzimesh pasi BSH vendosi kufi

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti, çmimet e karburantit do të bien shumë poshtë

09:07 - 19/09/26

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe se, pas përfundimit...

Lexo më shumë
10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

08:50 - 19/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 19/09/26
91 ditë revoltë/ Qytetarët vijojnë protestat, kërkohet dorëheqja e Ramës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

112 ditë qëndresë e pandërprerë! Protestuesit nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesësë së tyre: Dorëheqja e Ramës

08:13 - 19/09/26
Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë

Kopjace në krye të Shëndetësisë! Diploma e ministres Klodiana Spahiu përballet me akuza për plagjiaturë

08:03 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com