GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaloi Vettingun, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaloi Vettingun, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Erjon Imeraj i cili kaloi Vettingun. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Erjon Imeraj u përball lehtësisht të mërkurën më 12 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan gjetje që ishin thuajse të gjitha pozitive.

Erjon Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.

Sipas Komisionit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI ka dorëzuar raport pozitiv për Imerajn.

Në vijim, relatori Ilia shpjegoi se kur subjekti është pyetur për ndryshimet familjare, ai ka shpjeguar se për periudhën 2012 kur ka filluar detyrën deri në vitin 2019 ka jetuar me prindërit dhe motrën. Nga relatimi u kuptua që babai i subjektit të rivlerësimit është ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dhe për këtë arsye është administruar edhe dosja e hetimit administrativ të kryer në procesin e vetingut ndaj tij.

Besnik Imeraj u largua me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë më 31 janar 2018 dhe KPK vendosi pushimin e procesit të rivlerësimit të tij, por një muaj më vonë e referoi çështjen në Prokurori për të vlerësuar nëse prej hetimit administrativ kishin dalë ose jo fakte që përbënin vepër penale. Në seancën dëgjimore të prokurorit Erjon Imeraj nuk u relatua asnjë problem lidhur me procesin e hetimit administrativ të kryer për babain e tij.

Etiketa: KPKprokurori

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…
Aktualitet

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26
Para
“Doja ti mbaja kujtim”/ 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat e varrit të Adem Jasharit

“Doja ti mbaja kujtim”/ 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat e varrit të Adem Jasharit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetkare girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş