GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kalon për gjykim dosja e inceneratorit të Tiranës/ Veliaj nuk është në listën e të pandehurve

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Veliaj po u shtrëngon lakun qytetarëve me pagesat për inceneratorin që nuk ekziston
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për 12 te akuzuarit e parë për inceneratorin e Tiranës.

Nga 12 të pandehurit, 9 kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa Silena Tola, AlbaThoma dhe Pëllumb Abeshi kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër trupë gjykuese.

Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, njëherësh ish-Sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete nincenerator gjykim. Kjo për shkak se, Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit. SPAK dërgoi për gjykim ish-deputetin e PS Alqi Bllako, më 17 nëntor, për inceneratorin e Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste dhe përfitoi 119,755 Euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit.

Silena Tola, Alba Thoma e Pëllumb Abeshi nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.

Në listën e të pandehurve mungon kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili është zyrtari që i ka hapur rrugën koncesionit të inceneratorit duke u shprehur “dakord në parim” në emër të Bashkisë Tiranë, përmes një dokumenti që mban datën 27 Mars 2017, dërguar ish-Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Opozita akuzon se kryebashkiaku në këtë rast, ka tejkaluar kompetencat duke anashkaluar rolin e këshillit bashkiak në shprehjen e qëndrimit. Ndërsa Taulant Tushe, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt, sipas hetimeve të SPAK, është angazhuar për të ndihmuar Klodian Zoton të shtjerë në dorë kontratën koncesionare dhe miliardat që vinin pas. Nga ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, Veliaj është cilësuar “pronari faktik” i inceneratorit të Tiranës. Megjithatë, SPAK ka konfirmuar se ndaj Veliajt po zhvillohen hetime dhe nuk përjashtohet që ndaj tij të ngrihet akuzë penale edhe për rastin e inceneratorit të Tiranës, një aferë që vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve më shumë se 100 milionë euro.

Hetimet për inceneratorët janë kritikuar nga ekspertët e ligjit për ndarjen në disa procedime penale (Fierit, Elbasanit, Tiranës) dhe mos ngritjen e akuzës së grupit kriminal.

Opozita gjithashtu ka vlerësuar se hetimet janë të paplota pa çuar para përgjegjësisë penale kryebashkiakun e Tiranës Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, që cilësohen kokat e aferës.

Emrat që kanë kaluar për gjykim:

-Lefter Koka

-Pëllumb Abeshi

-Erjon Murataj

-Bledar Karoli

-Taulant Tusha

-Namik Simixhiu

-Etleva Kondi

-Alba Thoma

-Valbona Ballgjini

-Sidita Kopliku

-Jetmir Llapaj

-Silena Tola

Etiketa: Erion Veliajincenratori i TiranesKryesore1

Lajme të lidhura

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
Berisha: Soros pasi i dorëzoi drejtësinë Ramës, vendosi t’i dorëzojë edhe opozitën

Berisha: Soros pasi i dorëzoi drejtësinë Ramës, vendosi t’i dorëzojë edhe opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com