GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kalonte qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, arrestohet një tjetër polic i Rinasit

16:25 - 27/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Punonjësi i aeroportit në Rinas i vjedh udhëtarit orën me vlerë 20 mijë euro, arrestohet 24-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një efektiv i policisë në Aeroportin e Rinasit është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Briken Tereziu, 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim që prej 4 qershorit të këtij viti pasi dyshohet se ka ndihmuar të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian nga Aeroporti i Rinasit, shtetas që e kishin të ndaluar hyrjen në vendet e BE-së.

Tereziu ishte pjesë e 9 policëve të Rinasit ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestiti në burg në fillim të këtij muaji pas hetimeve të kryera. Tereziu ishte i vetmi që nuk ishte kapur dhe ishte në kërkim. 39 vjeçari i arrestuar jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.

“Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftimin e AMP-së.

Përveç punonjësve të policisë së Rinasit, në këtë grup ishte dhe Enea Sulejmani, pronari i Bus Albania. Ai kishte kontakte me ndihmës specialistin/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, Briken Tereziu.

Përmes agjencisë së tij, përveç përfitimeve nga biletat që iu shiste qytetarëve Sulejmani hynte ndërmjetës për ata që kishin problematika me ndalimin e udhëtimit në zonën Shengen.

Sipas hetimeve, pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej Tereziut, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Etiketa: Agjencia e Mbikëqyrjes PolicoreAMPRinas

Lajme të lidhura

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia
Aktualitet

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26
Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë
Aktualitet

Skandal në Këlcyrë, 67-vjeçari dyshohet për abuzim me një 10-vjeçare, nën hetim edhe për dy të mitur të tjerë

21:30 - 16/03/26
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
Para
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga, plagoset tre persona

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga, plagoset tre persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com