GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kam prindërit atje”/ Ukrainasja që jeton në Shqipëri: Dua të kthehem të luftoj

19:58 - 24/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam prindërit atje”/ Ukrainasja që jeton në Shqipëri: Dua të kthehem të luftoj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja të cilës i frikësohej e gjithë bota, tashmë ndodhi, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur.  Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin e Kievit, në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, duke zgjuar të alarmuar qytetarët të cilët kanë filluar të largohen masivisht për shkak të frikës nga lufta.

Si mijëra qytetarë sot, 5 vite më parë, Iryna Odyntsova zgjodhi të braktisë vendlindjen e saj Donteskun për shkak të luftës, duke ardhur në Shqipëri për një jetë më të qetë. Në një intervistë për mediet e huaja, ajo rrëfen kujtimet e tmerrshme që ka përjetuar në vendlindjen e saj, sot nën pushtimin e Vladimir Putin, që kur njohu pavarësisë e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

“Jam nga Dontesku. Kam jetuar atje para luftës, por kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. Kjo situatë është shumë e vështirë. E kam të vështirë të flas në këto momente! Jeta ime është atje”, tha ajo për abcnews.al.

Vendimin e Putin për të njohur rajonet e Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura, Odyntsova thotë se nuk e ka përjetuar mirë. “Jo! Donetsk është Ukrainë”, thotë ajo duke e kundërshtuar me forcë.

5 vite më parë u largua nga Donetsku e tmerruar nga bombardimet e forcave ruse. Ndonëse ka filluar jetën e saj nga e para në Durrës ku punon në një pastiçeri, megjithatë Odyntsova kokën dhe zemrën e ka në Ukrainë. Ajo thotë se atje ka prindërit të cilët e kishin të vështirë të braktisnin shtëpinë.

“Lufta më detyroi të largohem! U bombarduam! Luftë për 8 vjet! Ika nga lufta! Ato vite ishin shumë të frikshme! Të bombarduar gjithë natën! Prindërit e kanë të vështirë të largohen nga shtëpitë e tyre, por u larguan”, shtoi ajo.

Dhimbjen që po ndien sot gjithë bota, ajo tregon se e ka përjetuar për ditë e netë me radhë në Dontesk. Mesazhi i vetëm që mundi të japë nga Shqipëria për bashkëkombasit e saj që po bëjnë luftë për mbijetesë në Ukrainë është ky: Ju uroj një qiell të qetë mbi kokën tuaj! Natën e mirë dhe ditën e mirë! Uroj që i gjithë ky tmerr të ndalet menjëherë! Jeta e njeriut është e çmuar”.

Kostantin Mahalov një tjetër qytetar ukrainas, që prej disa vitesh jeton në Durrës, është tronditur nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, pasi atje ka të afërmit e tij dhe miqtë. Për të shpëtuar të afërmit e tij nga ky tmerr ai shpreh dëshirën për të shkuar në Ukrainë ndonëse një numër i madh njerëzisht janë parë nëpër rrugët e qytetit për të gjetur një strehë që t’u mbrojë kokën. “Më falni, nuk dua të flas, shumë e vështirë situata, jam në Shqipëri tani, por dua të shkoj në Ukrainë”, tha ai për abcnews.al duke mos shpjeguar asgjë më shumë.

Rusia nisi në orët e para të mëngjesit pushtimin e Ukrainës me sulme simultante që vinin nga jugu, lindja dhe veriu, nga toka dhe nga ajri. Raketa dhe bomba ranë nga qielli. Shpërthimet vijojnë të dëgjohen në të gjithë vendin nga të gjitha anët. Lufta sipas një zyrtari të mbrojtjes në SHBA është në fazën fillestare. Më shumë se 4 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar deri më tani përtej kufirit nga Ukraina në Moldavi. Largime të tjera masive priten në vijim të kësaj lufte. Qeveria shqiptare ka ndezur dritën jeshile për nevojat e shprehura nga ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Ky i fundit deklaroi se pas sulmit nga Rusia, ndaj autoriteteve shqiptare ka pasur një apel për ndihmë nga qeveria ukrainase, kryesisht me karburant.

Etiketa: LufteshqiptarëUkraine

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Presidenti Biden në konferencë për shtyp: Putin do paguajë çmim të lartë, sanksionet do jenë të ashpra

Presidenti Biden në konferencë për shtyp: Putin do paguajë çmim të lartë, sanksionet do jenë të ashpra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com