GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kamera e fshehtë zbulon prostitucionin në Tiranë/ “30 në makinë, 50 në hotel”

21:09 - 01/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Kamera e fshehtë zbulon prostitucionin në Tiranë/ “30 në makinë, 50 në hotel”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e zonës te kthesa e Kamzës ankohen në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan se pranë pallatit të tyre ushtrohet aktivitet prostitucioni.

Një zonjë denoncon se e ka të vështirë të kalojë normalisht drejt banesës së saj, ndaj shumë herë banorët kanë njoftuar edhe policinë. Por asgjë nuk po ndodh.

“Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim pranë redaksisë tuaj! Te kthesa e Kamzës, te lulishtja, te vendi i taksive, te kompleksi Malajzian i pallateve, janë disa prostituta, të cilat punojnë aty dhe kryejnë marrëdhënie seksuale në vende të hapura, në vende publike, në park fëmijësh. Unë si familjare, me dy fëmijë që jam, kam bërë disa herë denoncime, bashkë me disa anëtarë të tjerë të kompleksit pranë policisë, por gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët, pa asnjëlloj përgjigje. Ato bëjnë skena, dëgjohen zhurma, aktin seksual e kryejnë në rrugë, ose te këndet e lojrave, nëpër ferra, nëpër shkurre, gjë që për një kompleks, kryesisht familjarësh, është shumë e pakëndshme dhe shumë e sikletshme. Kjo gjë na ka vënë shumë në pozitë të gjithëve dhe nuk po dimë tanimë, ku të denoncojmë dhe ku të shkojmë, prandaj e vetmja zgjidhje, që kemi ne, jeni ju. Jeni të vetmit, që kemi besim”, thuhet në denoncimin e qytetares.

Kamera e fshehtë e “Stop” ishte në vendin ku zonja pretendon se ushtrohet prostitucion. Ne provuam se shqetësimi i banorëve ishte mëse i drejtë.

Prostitucioni ushtrohej te lulishtja aty pranë ose në hotel. Agjenti i “Stop” u hoq si klient dhe bisedoi me dy prostituta. Ato i treguan çmimet dhe i thanë se mund të kryente marrëdhënie edhe jashtë me 3 mijë Lekë të reja, ose në hotel me 5 mijë Lekë të reja.

Klienti-Ma jep çikë çakmakun!

Prostituta 1-Po!

Klienti-Si je?

Prostituta 1-Mirë, ça bëre?

Klienti-Mirë! Si je ti?

Prostituta 1-Mirë! Urdhëro!

Klienti-Rrofsh!

Prostituta 1-Hë?

Klienti-Ke punë?

Prostituta 1-Ee jo, prit një sekondë, se të marr unë! Hë?

Klienti-Ça bën? Si je? Mirë je? Ça bëhet ndonjë gjë?

Prostituta 1-Hiç, vërdallë.

Klienti-Nga vërdallë?

Prostituta 1-Knej vërdallë.

Klienti-Nga pra?

Prostituta 1-Knej pra, vërdallë, këtu.

Klienti-Ku këtu?

Prostituta 1-Po ja këtu, ku më shiko.

Klienti-Mirë! Si të duash ti!

Prostituta 1-Ke ndonjë mendje ti?

Klienti-Sa është?

Prostituta 1- 30 në makinë, 50 në hotel.

Klienti-Ku në hotel?

Prostituta 1-Këtu ja, te Palma ça është ajo.

Klienti-Shumë e ke 50 në hotel.

Prostituta 1-Ça të them unë?!

Klienti-Mirë, mirë! Ti ke pazarin tënd, ç’rëndësi ka? Në makinë, ku do e parkosh?

Prostituta 1-Është andej poshtë, te pallatet e verdha, se nuk të sheh njeri.

Kurse prostituta tjetër refuzon që të shkojë në hotel.

Klienti-Si je? Ça, e ke me lekë të folurin?

Prostituta 2-Jo, e kam pa lekë.

Klienti-Po fol pra, si ia kalon? Apo s’do të bëjmë muhabet?

Prostituta 2-Si?

Klienti-Të flasim!

Prostituta 2-Flasim!

Klienti-Sa e ke ti?

Prostituta 2-Ja këtu është 30 mijë lekë.

Klienti-Ku këtu? Përjashta?

Prostituta 2-Te pishat.

Klienti-Po mos na shofin njerëzit mi, se ka dhe banorë, që vijnë.

Prostituta 2-Jo më, ja ku janë.

Klienti-Po në hotel, sa ishte?

Prostituta 2-Në hotel nuk shkoj unë.

Klienti-Do na ftohesh, o burrë!

Prostituta 2-Ja ku janë…

Klienti-Pa hajde, ke prezervativ me vete?

Prostituta 2-Si?

Klienti-Prezervativ me vete?

Prostituta 2-Ja ku e kam!

Klienti-Po tani si, një të pr*shur, a si e ke ti?

Prostituta 2-Po një, një.

Klienti-Një të pr*shur, 30 mijë lekë?

Prostituta 2-Ëëë…

Klienti-Po hajde më trego njëherë vendin, se kam hall mos shikojnë banorët!

Prostituta 2-Nuk shikon njeri, ja e sheh aty.

Klienti-Po hec pra, futu, hajde!

Prostituta 2-Tu ec jena, o burrë.

Klienti-Po bashkë do ecim ne? E pra e shikon, që ka makina, q**a robt, pse s’vjen në hotel o vlla?

Prostituta 2- 20 është në gojë, kurse seksi është 30.

Klienti-Po seksi 30 është ë..? Po hajde ikim në një hotel o vlla, se ka zhurma ka njerëz…

Prostituta 2- Ta bëjmë bismilah sot!

Klienti-Pse, e ke për herë të parë sot?

Prostituta 2-Po ti je i pari, pra.

Klienti-E marr vesh, po ideja është, që nuk ndjehem komod unë këtu mo vlla, ikim në një vend, që…

Prostituta 2-Nuk shkoj në hotel.

Emisioni Stop u bën thirrje autoriteteve që të veprojnë dhe të marrin parasysh shqetësimet e banorëve të zonës.

/Tv Klan/

Etiketa: kamera e fshehteProstitucionTirane

Lajme të lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri
Aktualitet

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro
Aktualitet

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
Para
Putin shkakton “luftë” dhe në Rusi, ja kush janë besnikët që po e tradhëtojnë

Dokumentet sekrete të Kremlinit: Ja nga se vuan Putini

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com