GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kamera robotike 4 MLN €, zviceranët denoncojnë Klevisin dhe Belindën

11:44 - 02/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kamera robotike 4 MLN €, zviceranët denoncojnë Klevisin dhe Belindën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ujësjellësit janë në borxhe, por blejnë kamera të shtrenjta që kushtojnë gati sa vetë linjat e furnizimit me ujë! Kjo ndodh në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), me drejtor Klevis Jahajn, nën varësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kështu, me paratë e taksapaguesve bëhen tendera abuzivë dhe shtohet borxhi ujësjellësve.

Në fillim të këtij muaji, më datë 9 nëntor, AKUM ka hapur garën për tenderin me objekt me një fond limit 407 milionë lekë apo rreth 4 milionë euro. Gara është parashikuar që të qëndrojë e hapur deri më datë 7 dhjetor 2023. Gjatë këtij procesi po dalin në dritë abuzimet e procesit të prokurimit.

Më datë 17 nëntor 2023, në Komisionin e Prokurimeve Publike ka mbërritur një denoncim lidhur me këtë prokurim.

Referuar specifikimeve teknike në dokumente nënvizohen se konkretisht do të sigurohen 8 minieskavatorë me zinxhirë gome, 11 miniseskavatorë me goma, 9 autoofiçina (përfshirë gjithë pajisjet me vegla pune), 16 kamera robotike inspektimi, për tubacionet e rrjeteve ujësjellës e kanalizime dhe 18 detektorë për rrjetet inxhinierike. Viti i prodhimit të mjeteve është caktuar që të jetë minimumi 2023, teksa lëvrimi i mallit të bëhet për një periudhë jo më shumë se 10 muaj. Kjo është një marrëveshje kuadër e cila ka si afat 24 muaj. Po pse 24 muaj dhe jo 1 javë, apo një muaj? Po, vlerën e fondit limit, si e caktoi drejtori i Belindës? Nëse do të presë dy vjet që të vijnë këta robotë (kamera dhe mini-mjete) do të thotë që nuk janë të domosdoshme! Pra, mirë do të ishte mos t’i hiqeshin arkës këto lekë, se mjaft borxhe kanë ujësjellësit!

Referuar listës, përfitues nga kjo marrëveshje do të jenë shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës, Lezhë, Pogradec, Korçë, Lushnjë,  Fier, Gjirokastër, Shkodër, Sarandë, Dibër, Kukës, Elbasan, Berat.

Denoncimi

Nga njëra anë Jahaj bën strategjinë për t’u dhënë me koncesion ujësjellësit se janë me borxhe, nga ana tjetër blen kamera robotike me vlerë 4 milionë euro, që shtojnë minusin në llogarinë këtyre shoqërive. Dhe jo çdo gjë është kaq bukur sa tregohet në dokumentet e AKUM. Sepse një denoncim i bërë po nxjerr në dritë skemën abuzive për të manipuluar këtë tender.

 

Kompania  zvicerane “TEKNOXGROUP SHQIPERI” që ka degën e saj në Shqipëri, më datë 17 nëntor 2023, ka bërë një denoncim në KPP lidhur me këtë tender. Zviceranët pretendojnë se AKUM ka hartuar tenderin me kritere të ‘personalizuara’ për një kompani të parashikuar si fituese. Për konkurrentet e tjerë këto kritere janë të papërshtatshme dhe burokratike.

“Me qellim pjesëmarrjen ne tenderin si ne objekt Ankuesi ka marr ne analize specifikimit teknike sipas Shtojcës 5 – formulari i specifikimeve teknike – te Dokumenteve Standarde te Tenderit dhe ka konstatuar se këto specifikime teknike nuk krijojnë kushte e nevojshme për konkurrencë të paanshme dhe të hapur midis të gjithë prodhueseve te produkteve objekt te tenderit dhe ne veçanti te Minieskavatoreve”, theksohet në ankesë.

Gjithsesi, këtë pikë do ta shqyrtojë më mirë KPP, por ankimuesi e ka specifikuar qartë edhe në cilën pikë ai sheh abuzime që pengojnë konkurrencën e drejtë.

7.8 mln euro në muaj për paisje AKUM

Sakaq, vlen të shtojmë se ky është vetëm një nga tenderët që AKUM ka hapur në muajin nëntor. 7.8 milionë euro parashikohet të shkojnë vetëm për pajisje, që gjoja do të përmirësojnë shërbimet e ujësjellësve. Sikur nuk e shohin qytetarët se në çfarë gjendje është furnizimi me ujë. Përveç tenderit të mësipërm, është hapur edhe prokurimi me objekt një fond limit 416 milionë lekë, që parashikon “Mjete teknike te lëvizshme me rrota për shoqëritë rajonale Ujësjellës Kanalizime”.

Në dokumentet e tenderit thuhet janë të paktën 9 autobote për ujërat e ndotura(pa trajtim), 14 kamionçina me vinç vetëshkarkues, 8 rimorkio të hapura për transportin minieskavator, 23 automjete pick-up duke çuar në një total prej 54 mjete.

Kështu do të ikin 7.8 milionë euro për këto paisje, që në fakt bëhen shpesh prokurime, por që nuk sjellin asnjë të përmirësim. Një pyetje kemi për Klevisin: Pse blen autobote për ujërat e ndotura për UKD (Durrës) apo UKT (Tiranë), kur këto shoqëri i japin çdo vit mbi 500 mijë euro Sahit Dollapit me tender pa garë për zhbllokim pusetash dhe heqje të ujërave?

Drejtor Klevisi po i firmos këto tendera pa iu dridhur qerpiku, por nëse shkon për hetime në SPAK (siç po ndodh me zyrtarë të nivelit të tij) nuk ka për ta mbrojtur as Belinda as kryeministri.

 

Lexo edhe: Hetimet e SPAK, Balluku: Jemi në një moment të mirë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimabuzim me detyrenAKUMBallukuKlevismjetetenderujesjelles

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Bora mbulon Munihun, shtyhet ndeshja Bayern-Union Berlin

Bora mbulon Munihun, shtyhet ndeshja Bayern-Union Berlin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do...

Lexo më shumë
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 17/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026

07:47 - 17/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për sot, 17 Mars 2026

07:41 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com