GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kamerat në Shkodër, Rrumbullaku urdhër: Kontrolloni në çdo qytet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e Ervis Martinaj, Muhamet Rrumbullaku thyen heshtjen: Ja provat dhe faktet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar të gjithë drejtorët në 12 qarqet e vendit për të luftuar krimin e organizuar përmes identifikimit të autorëve të vendosjes së kamerave të sigurisë të paautorizuara nëpër hapësirat publike, në kundërshtim me ligjin.

Fiset Bajri e Lici

E para që ndërhyri për pastrimin e një pjese të kamerave ishte Policia e Shkodrës në zonat e fiseve Bajri dhe Lici, të cilat tashmë janë çmontuar dhe vijon hetimi për të zbardhur autorët që i kanë komanduar në distancë dhe serverat që i kanë ruajtur. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se urdhri i kryepolicit Rrumbullaku për të gjitha drejtorit vendore të policisë është për të identifikuar kamerat e sigurisë që janë pa zot, që nuk janë në emër të askujt dhe nuk justifikojnë vendin e instalimit, në hapësira ku konsiderohen si vende me lëvizje të anëtarëve të grupeve kriminale.

Bashkitë

Ndihmë ndaj policisë për pikasjen dhe më pas për ndërhyrjen për çmontimin e këtyre kamerave është kërkuar edhe nga institucionet e bashkive, njësive administrative, kryepleqve apo administratorëve të pallateve, të cilët kanë kontaktin më të shpeshtë e më të afërt me qytetarët në vendet publike ku kamerat janë të vendosura. Në ditët në vijim mësohet se pritet të ketë operacione të tjera për çmontim kamerash që mendohet se janë vendosur për të monitoruar jo vetëm anëtarët kundërshtarë të krimit, por edhe efektivëve të policisë. Në fokus pritet të jenë qarqet Vlorë, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, të konsideruara si pika të nxehta të krimit në vend.

Operacioni

Operacioni i Policisë së Shkodrës për çmontimin e 21 kamerave të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, ka çuar në shoqërimin e disa personave. Report Tv raportoi dje se shoqërime ka pasur si nga anëtarët e fisit Lici edhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, teksa po punohet për gjurmimin e serverit që ruan materialet filmike të këtyre kamerave të sigurisë.

Gjurmimi i tyre pritet të jetë i vështirë për shkak të cilësisë së avancuar. Përmes internetit, ato mund të komandohen edhe jashtë shtetit dhe për këtë arsye hetuesit po punojnë për të pasur rezultate. Rëndësia e gjetjes së këtyre serverëve është e madhe, për shkak edhe të mundësisë së sigurimit të provave për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këto zona në vitet e fundit, të mbetura të pazbardhura.

Etiketa: KameratqyteteShkodër

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
U raportua si aksidentale, zbardhet tentativa për vrasje në Devoll

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

Demi Një ditë e qetë, por me disa zhvillime interesante. Në dashuri kërkohet më shumë mirëkuptim. Dikush mund të të...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com