GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kamioni bllokon rrugën, trafik i rënduar në Llogora pas mbylljes së tunelit

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamioni bllokon rrugën, trafik i rënduar në Llogora pas mbylljes së tunelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një kamion ka bllokuar rrugën në zonën te Sorkadhja në Llogora dhe për pasojë automjetet kanë më shumë se 20 minuta që qëndrojnë në radhë.

Aktualisht, pritet policia për hapjen e këtij aksi rrugor. Trafiku i rënduar në aksin rrugor të Llogorasë vjen pas mbylljes së tunelit, për shkak se aty do të vijojnë punimet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mbylljen e Tunelit të Llogorasë, me qëllim mbylljen e të gjitha punimeve të cilat mbetën pezull, për shkak të sezonit veror.

Tuneli i Llogarasë, i cili u hap në 5 Korrik të këtij, është mbyllur sërish. Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nuk është raportuar një datë se kur do të hapet, duke qenë kështu një mbyllje pa afat.

Arsyeja e mbylljes ka qenë për shkak se do të përfundohen punimet, pasi projekti ende nuk është ndërtuar plotësisht.

Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se kur tuneli të rihapet, do të jetë me pagesë me vlerë rreth 5 euro, një gjë që e ka konfirmuar edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë një interviste televizive.

“Tuneli i Llogarasë është një vepër me pagesë, pasi do të ketë një mirëmbajtje me kosto të larta. Përllogaritet diku të 5 euro, por bëhet fjalë për vitin e ardhshëm, jo për këtë vit.”, ka deklaruar ministrja Balluku.

Kujtojmë se Balluku është paditur në SPAK nga Partia Demokratike në lidhje me tunelin e Llogarasë, ku dyshohet se ka kryer në bashkëpunim veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Tuneli i Llogarasë ka kushtuar rreth 170 milion euro dhe dyshohet se i është fryrë kostoja me 30 milionë euro, që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim.

gijotina.com/

Etiketa: tuneli i llogarase

Lajme të lidhura

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Aktualitet

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit
Aktualitet

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Para
PD cakton Jozefina Topallin drejtuese për diasporën, Alizotin në vend të Salianjit për Elbasanin

PD cakton Jozefina Topallin drejtuese për diasporën, Alizotin në vend të Salianjit për Elbasanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë
Aktualitet

Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë

12:26 - 12/11/26

Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht në afërsi të institucioneve arsimore....

Lexo më shumë
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje/ SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

12:18 - 12/11/26
Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

Vendimi i Apelit për Oltion Bistrin/ Policia nuk e gjen në banesë, ish-shefi i Operacionales ndodhet prej muajsh jashtë vendit

12:01 - 12/11/26
Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

Berisha pasi u pyet në SPAK: Do të padis edhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë

11:42 - 12/11/26
Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra

11:34 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com