GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e refugjatëve afrikanë, Rama: Nuk do vijnë vetëm burra

18:30 - 10/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kampet e refugjatëve afrikanë, Rama: Nuk do vijnë vetëm burra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa ditësh, në Shqipëri dhe Itali, ka një debat mbi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrave të dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, për ngritjen e kampit të refugjatëve në Shëngjin, ku do të akomodohen emigrantët e paligjshëm, që kapen në brigjet italiane.

Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita italiane, por edhe ajo shqiptare, ndërsa në të dy vendet nga analistë dhe ekspertë, janë ngritur shumë pikëpyetje, mbi mënyrën se si u hartua dhe më pas u nënshkrua kjo marrëveshje.

Kjo e fundit duhet të ratifikohet nga Parlamenti shqiptar dhe ai italian, përpara se të nisë zbatimi, në pranverën e 2024, sikundër parashikohet.

Edi Rama po mbron marrëveshjen, kryesisht duke folur për mediat italiane, ndërsa ka shmangur pothuajse tërësisht debatet e brendshme mbi të.

Gjatë një interviste për median italiane Rete 4, Rama ka shpjeguar se marrëveshja e emigrantëve me kryeministren Giorgia Meloni erdhi shumë natyrshëm dhe theksoi se fjalët që janë përhapur se do të vijnë vetëm burra në Shqipëri, nuk është i vërtetë.

Rama e përshkroi akordin si “shumë të kujdesshëm” dhe “me vëmendje ndaj njerëzve, të cilët do të jenë edhe subjekt i këtij operacioni në të ardhmen”.

Sipas Ramës, marrëveshja i përfshin të gjithë, por përjashton nga operimet vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët. Përkundër nga sa thuhej më parë se vetëm burra do të vinin në Shëngjin.

“Edhe në Shqipëri është krijuar ky keqkuptim, që do të ishte dhe i drejtë, nëse do të ishte i vërtetë”, tha Rama.

“Mendoja se debati do të ishte më i qetë në mënyrë të përgjithshme, qoftë në Itali, edhe në Shqipëri. Por ky nuk është akord kapitullimi, apo pushtimi, nuk është një akord që bëhet pa matur kapacitetet dhe mundësitë”.

Për Ramën, është më se normale që të ketë skeptikë, si në gjithçka, pasi në fund ky është thelbi i demokracive në Evropë.

Mbi të gjitha, sipas Ramës, duhet kuptuar edhe se Shqipëria këtë gjë nuk po e bën për asnjë përfitim, aq më pak monetar, ku jo një euro, “por asnjë liretë nuk e ka kërkuar Shqipëria nga Italia”.

Gjithçka, si ka shpjeguar ai, bëhet fjalë vetëm për faktin se Italisë sot i duhej ndihmë dhe se Shqipëria e ka për detyrë të ndihmojë fqinjët, të cilët bënë aq shumë më herët për vendin dhe emigrantët shqiptarë.

Rama komentoi dhe njëherë deklaratat e sivllezërve socialistë italianë që janë pozicionuar kundër kësaj marrëveshje.

E duke e vendosur shenjën e barazimit mes qëndrimit të së majtës italiane me atë të së djathtës shqiptare për këtë çështje, Rama kërkon që në të dy vendet mos përdoren bindjet politike për ta vlerësuar, por të shihet objektivisht si një zgjidhje e drejtë siç ai pretendon se është.

Përtej deklaratave të Kryeministrit, ajo që pohohet edhe nga ministra të Qeverisë së tij, është fakti se ngritja e kampit të refugjatëve në Shëngjin, nuk do e zgjidhë problemin që ka sot Italia me emigrantët e paligjshëm që zbarkojnë në brigjet e vendit fqinj. Por duket se e rëndësishme për Kryeministrin Rama është që të tërheqë sa më shumë vëmendjen me vetëofrimin si “zgjidhësi” i problemeve apo çështjeve që nisin nga ky i emigrantëve të paligjshëm dhe deri te lufta në Gaza.

Etiketa: afrikanekampi refugjateveKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Para
Tensionet në kuvend, PS kërkon përjashtimin e tre deputëve të PD-së

Tymueset në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 oficerë të Gardës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com