GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kampet e refugjatëve, Rama: Nuk bien ndesh me Kushtetutën, ja pse…

15:05 - 16/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kampet e refugjatëve, Rama: Nuk bien ndesh me Kushtetutën, ja pse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Roma, atje ku ndodhet me ftesë të homologes italiane, Giorgia Meloni, se Shqipëria nuk do të pranojë emigrantë nga asnjë vend tjetër, përveç Italisë

Ai tha se që në krye të herës këtë marrëveshje e ka pranuar për dy arsye: e para Italia është një vend simotër dhe e dyta, ajo nuk po përpiqet “të transferojë problemin, por të të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugë duke u marrë me vetë problemin.

“Nuk do të pranoja kërkesa të tjera nga vendet evropiane, i kemi pasur nga vendet e tjera të BE-së, por kemi thënë jo” shtoi kryeministri shqiptar, pa i bërë të ditur emrat e shteteve por duke theksuar se janë “shtete kushërinj dhe jo vende simotra si Italia”, tha Rama.

Në vijim ai shtoi se ka një ndryshim: nëse bëjmë një marrëveshje me një vend si Italia, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo sikur të ishim një vend jashtë të cilit do ta transferonim problemin.

“Ajo që po bën Italia nuk është ta transferojë problemin, por të përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugë duke u marrë me vetë problemin.

Më duket se është bërë një zhurmë joproporcionale për historinë” të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët që “për mendimin tim është një marrëveshje shumë e natyrshme mes dy vendeve me emra të ndryshëm, por që unë e shoh si dy pjesë të të njëjtit popull.

Për ne, Italia ka qenë gjithmonë pjesë e jona, mjafton mbështetja e Romës pas izolimit komunist, për të kuptuar se askush nuk duhet të habitet kur ne bëjmë marrëveshje të përbashkëta.

Për ne është gjithmonë nder të japim dorën kur na kërkon Italia dhe do të jetë gjithmonë një privilegj të përshkruajmë veten si një mik i veçantë i Italisë”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu tha se marrëveshja nuk ka asgjë anti-Kushtetuese, edhe pse Gjykata Kushtetuese pritet të trajtojë kërkesën e 30 deputetëve që e cilësojnë atë si anti-Kushtetuese.

“Kjo është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese, të shohim të presim, me qetësi vendimin. Deri në mars është kufiri kohor, por jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më parë sepse është marrëveshje shume e rëndësishme mes dy shteteve, sepse dy vendet duan të dinë nëse duhet të ecet para”, tha ai.

Ai u pyet nga gazetarët për gjendjen e opozitës shqiptare, por refuzoi të komentonte. Kreu i qeverisë tha se kur del jashtë vendit, nuk flet lart e poshtë për problemet politike të vendit të vetë.

“Unë kam një parim kur dal jashtë vendit dhe nuk flas me gjuhën time dhe për problemet e politikës në vendin time. Besoj se jashtë kufijve të vendit tënd duhen mbrojtur edhe ata që ndoshta mund të mos jenë shumë në formë në vendin tënd në këtë rast. Kur kam qenë në opozitë dhe lëvizja jashtë vendit, nuk flisja për problemet e qeverisë time shqiptare”, u shpreh Rama.

Etiketa: kampe refugjateshmarreveshjeRama

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Vrasja në burgun e Peqinit, nis hetimi për punonjësit e institucionit

Vrasja në burgun e Peqinit, gazetari zbulon si ka hyrë arma në burg: Ja ç'më tha i dënuari...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com