GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kampi i refugjatëve në Kushtetuese”, Bardhi: Ja si do vijojë aksioni opozitar

15:54 - 05/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kampi i refugjatëve në Kushtetuese”, Bardhi: Ja si do vijojë aksioni opozitar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të vijojë aksionin opozitar në Kuvend, ndërsa ditën e mërkurë në Kushtetuese do të paraqitet ankimimi ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Romës mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin të Lezhës.

Vendimet u bënë të ditur nga Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili tha se shpresonte në një gjykim sa më të shpejtë nga Kushtetuesja të kësaj çështjeje.

”Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.

Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit. Kemi rikonfirmuar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë”, tha Bardhi.

Ai shtoi se do të vijojnë aksionin në Kuvend dhe se nuk tërhiqen deri në plotësimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

”Aq kanë në dorë aq do bëjnë. As na kanë shqetësuar veprimet arbitare në kundërshtim me rregulloren për të përjashtuar deputetët e opozitës, as nuk ka penguar për vijimin e aksionit opozitar. E sigurt është që pavarësisht këtyre veprime arbitrare, secili koleg është i vendosur për të vijuar aksionin deri në plotësimin e kërkesave minimale të deputetëve të opozitës”, shtoi ai.

Sa i takon çështjes së dërgimit të deputetëve të opozitës në SPAK pas kaosit në Kuvend, Bardhi tha se priste një reagim nga institucionet e drejtësisë që të tregojnë se nuk janë vartës të kësaj qeverie.

”Shenja të një regjimi, që pasi i ka vërsulur forcat e sigurisë deputetëve të opozitës, po u bën shërbimin më të keq besimit të qytetarëve në drejtësi, duke i konsideruar si vartës të pushtetit ekzekutiv. E papranueshme që ministri i brendshëm të japë udhëzim drejtësisë.

Kam pritur një reagim nga institucionet, se nuk janë vartës të ballës, se i bie që janë vartës të krimit. E papranueshme në një shtet ligjor që prokurorët t’i vërsulen opozitës. Nuk na intimidojnë as me forca sigurie, as me gjyqtarë. Pres të refuzojnë këtë sjelle të paprecedentë të qeverisë që i trajton si vartës të tyre”, shtoi Bardhi.

Etiketa: BardhiGrupi i PDKryesore1Vendimet

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Akuzohet se vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji i ‘frikshëm’ në foton…

Akuzohet se vrau 14-vjeçaren në RMV, detaji i 'frikshëm' në foton...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com