GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kampioni i Botës nderohet në Malaga, ka një këshillë dhe për Messin

16:01 - 27/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Djali i Messit i prek të gjithë, i shkruan të atit para finales
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ronaldinho është një legjendë, është gëzimi në botën e futbollit, është magjia e futbollit, është buzëqeshja e futbollit…

Braziliani, i cili i zotëron të gjitha këto atribute është nderuar në Malaga nga gazeta spanjolle “Marca” me çmimin “Legjenda”. Ky është çmimi më i rëndësishëm që jep kjo gazetë për figura të shquara në botën e futbollit dhe të sportit. Këtë çmim e kanë fituar dhe ikona të tjera të futbollit botëror si Di Stefano, Pele, Maradona, Cruyff, Ronaldo, Zidane, Maldini, Messi e Cristiano Ronaldo. Prania e tij në Malaga në fakt ka shkaktuar shumë bujë.

 

I shoqëruar nga familjarët e tij, Ronaldinho është shfaqur i emocionuar për çmimin e marrë dhe pritjen që i është rezervuar në Malaga. “I falënderoj të gjithë, është kënaqësi e madhe të jem këtu për dashurinë që më kanë dhënë gjithmonë”. Ronaldinho është bërë braziliani i radhës që e fiton këtë çmim pas mitit Pele dhe shokut të tij në skuadrën fituese të titullit botëror në vitin 2002, Ronaldo Nazario.

“Pele ishte më i madhi, mbreti, për të gjithë brazilianët që e duan futbollin. Edhe për ata që nuk janë brazilianë është e pamundur të mos e pëlqesh Pelenë. Të jesh së bashku me brazilianët e tjerë që kanë marrë këtë çmim është një burim krenarie”, ka nënvizuar Ronaldinho.

E ARDHMJA E MESSIT – Në diskutimin e tij, Ronaldinho nuk ka lënë pa përmendur edhe mikun e tij, Lionel Messin. Në këto kohë kur po diskutohet shumë për të ardhmen e Leos, Ronaldinho i ka bërë gati një ftesë të hapur që “pleshti” ta mbyllë karrierën aty ku e nisi, te Barcelona.

“Unë jam një mik i Messit, jam shumë i lumtur për të. Është kënaqësi e veçantë të shoh miqtë që përmbushin ëndrrat e tyre, kjo më bën të lumtur. Unë jam shoku i tij. Për mua më i miri është Messi. Do të doja ta shihja të lumtur. Nuk ka rëndësi se ku është. Pas gjithë historisë që ka pasur me Barcelonën, do të ishte mirë nëse ai do ta mbyllte karrierën atje”, ka thënë Ronaldinho.

/Panorama

Etiketa: BarcelonaMessiSport

Lajme të lidhura

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias
Breaking Views

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar
Breaking Views

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim
Breaking Views

Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim

19:58 - 18/01/26
Para
Flet fqinji i rojës së vrarë në Top Channel: Ishte i pafajshëm

Flet fqinji i rojës së vrarë në Top Channel: Ishte i pafajshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias
Breaking Views

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26

Çfarë ndodhi? “Asgjë sepse sot ishim përballë Egnatias, ishte ndeshje shumë e hapur dhe bukur për tifozët. Katër golat nuk...

Lexo më shumë
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26
‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com