GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kancelari Scholz takon sot Kurtin dhe Vuçiç

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kancelari Scholz takon sot Kurtin dhe Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të pres në kryeqytet, në takime të veçuar kryeministrin Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Analistët e shohin takimin si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogurt dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës ku Bashkimi Europian synon të mbështesë dialogun me anë të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajçak.

Peter Stano ka thënë se me anë të ftesës të kancelarit Scholz, emisari Lajçak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim jozyrtar të veçantë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Ndërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, në një prononcim për Telegrafin vlerësoi se nëse gjithçka shkon mirë në Bruksel, shpejt mund të ketë një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç me ndërmjetësim të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Demhasaj ka thënë për mediat se nëse takimi shkon si duhet mund të kemi një takim të nivelit të lart Kurti-Vuçiç me anë Miroslav Lajçak.

Sipas tij, ekziston mundësia e madhe për një marrëveshje është e madhe, pasi në këtë proces ka fokus të gjerë nga Perëndimi.

“Tentativa e kancelarit gjerman do të jetë zhbllokimi i procesit të dialogut, dhe mundësia për të arritur sa më parë marrëveshjen finale. Nëse gjithçka shkon mirë në takimin e nesërm me shumë gjasë shumë shpejt mund të kemi një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiç me ndërmjetësim të Lajçak për të filluar raundin final të dialogut. Mundësi për me pas një marrëveshje është e madhe për faktin se kemi inkuadrim të madh të Perëndimit në këtë proces, sidomos nga SHBA-të dhe BE, e tash edhe nga kancelari gjerman. Mendoj që ditëve në vijim mund të ketë lëvizje pozitive në drejtim të një marrëveshjeje”, ka thënë Demhasaj.

Takimi i kancelarit gjerman me kryeministrin Kurti është në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00. Kruse takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë.

Etiketa: 5 maj 2022KurtiMiroslav LajçakOlaf ScholzVucic

Lajme të lidhura

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
Breaking Views

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Kosovë & Rajon

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
Para
Lufta po imponon përshpejtimin e integrimit të BP në BE

BE njofton sot paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com