GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kanceri në Mitër/ Kosova jep lajmin e mirë, ja kur do të nis vaksinimi kundër sëmundjes

16:20 - 15/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kanceri në Mitër/ Kosova jep lajmin e mirë, ja kur do të nis vaksinimi kundër sëmundjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vaksinimi kundër papilloma virusit (HPV), i cili shkakton kancerin e qafës së mitrës, në Kosovë pritet të nisë në vjeshtën e këtij viti. Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka bërë të ditur se janë porositur rreth 300 vaksina të tilla, të cilat do të sigurohen përmes UNICEF-it.

Sipas autoriteteve shëndetësore, këtë vit vaksinimi do të jetë i rekomanduar për vajzat e moshës 11-15 vjeçe, ato që ende nuk e kanë filluar aktivitetin seksual dhe ato me indikacione apo predispozita gjenetike për kancer të qafës së mitrës.

“Ndërsa, vitet vijuese synohet të përfshihet si vaksinë në kuadër të programit të rregullt të vaksinimit në Kosove.”

Nga ana tjetër, ky institucion ka folur edhe lidhur me efektivitetin e kësaj vaksine. Duke përmendur faktin që shumë shtete kanë filluar ta përdorin dhe të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore, nga ministria kanë thënë se vaksina kundër virusit HPV, për 90 për qind e ulë rrezikun për kancer të qafës së mitrës.

“Fakti që shumë shtete kanë filluar ta përdorin, flet se të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore kane dhënë rezultate pozitive lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, që sipas të dhënave të ndryshme shkon në rreth 90 për qind të efektivitetit në uljen e rrezikut për kancer të qafës së mitrës”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual. Por, si transmetohet virusi HPV dhe sa është i rrezikshëm?

Human papiloma Virus, ose HPV, është infeksion i cili transmetohet me kontakt fizik. Ekzistojnë më shumë se 100 variacione të këtij virusi, nga i cili më shumë se 40 transmetohen nëpërmjet rrugëve seksuale. Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Preventivës së Sëmundjeve, HPV është infeksioni më i shpeshtë transmetues seksual.

 

Etiketa: kacerKosoveRajonsemundje

Lajme të lidhura

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
Breaking Views

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak
Breaking Views

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit

17:48 - 25/03/26
Para
Protestat në selinë blu, reagon Shkëlzen Berisha

Skandali me numrat e shqiptarëve për shitje online, Shkëlzen Berisha: Si Rama n’plazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore
Breaking Views

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Lexo më shumë
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com