GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:58 - 15/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit një situatë interesante ishte Qarku i Korçës, ku për shkak të uljes së mandateve në 10, demokratët mund ta arrinin ta çonin rezultatin në barazim, duke i ndarë mandatet në 5 me 5 për secilën prej dy subjekteve kryesore politike.

Kjo gjë nuk u arrit, ku edhe pas uljes së mandateve, socialistët arritën t’i ruanin 6 deputetë në këtë qark, ndërsa PD-ja zbriti në 4 mandate. E duket se pas rezultatit kanë filluar edhe akuzat në kampin blu në Korçë.

PD arriti të fuste vetëm 1 deputet nga lista e hapur, ku më i votuari rezultoi Fidel Kreka me 6523 vota, i cili kishte edhe mbështetjen e kandites së listës së mbyllur Ledina Alollit.

I dyti më i votuari rezultoi Kristiano Koçibelli me 5213 vota personale, por pa arritur të futet në Kuvend. Ky i fundit, në reagimin falenderues ndaj demokratëve pas rezultatit, nuk nguron të hedh edhe akuza ndaj kandidates në listën e mbyllur.

Koçibelli shkruan se gjatë kësaj fushate, synimi kryesor i tij ka qenë që të prodhonim sa më shumë mandate për Partinë Demokratike, por sipas tij, jo të gjithë kandidatët kanë vepruar si ai.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq,

Pas përfundimit të procesit të numurimit të votave edhe për kandidat, rezulton se unë kam marrë 5206 vota, kandidati I dytë më I votuar në qarkun e Korçes nga Partia Demokratike. Faleminderit nga zemra për çdo votë, për mbështetjen ndaj emrit tim, për besimin, për bisedat që kemi zhvilluar së bashku, për takimet me orë të gjata.

Dua ti kërkoj ndjesë familjes sime të cilës i kam munguar për gati 40 ditë, prindërve të mi të cilët mërziten dhe emocionohen nga garat që ne zhvillojmë.

Nga kjo fushatë mësova shumë, pashë një realitet tjetër që nuk e kisha menduar ndonjëherë, njoha njerëz të rinj dhe mbi të gjitha njoha më mirë ata që kam pas njohur me vite.

Gjatë gjithë fushatës u përpoqa të isha vetvetja, një njeri që bën garën me dinjitet, i rrethuar me njerëz me reputacion dhe të respektuar për komunitetin, fushatë pa fyerje dhe ofendime, fushatë ku synimi kryesor ishte të prodhonim sa më shumë mandate për Partinë Demokratike. Por jo të gjithë e bënë këtë si unë, ajo e listës së mbyllur çireshe në fushatë jo për Partinë, por për listën e hapur.

Miq, unë do vazhdoj të jem përsëri I njëjti, i dashur me komunitetim, i përkushtuar për Korçën dhe Shqipërinë.
5200 falenderime për secilin prej jush, jam mirënjohës në pafundësi për besimin e dhënë.

Etiketa: akuzakandidateKorçë

Lajme të lidhura

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25
Para
PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit
Botë

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit

21:04 - 12/06/25

Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në...

Lexo më shumë
Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com