GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

‘Kandidati i Sorosit’/ Kongresi Amerikan kundër Komisionit Europian: Nuk po garantoni zgjedhje të lira…

11:10 - 28/05/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Kandidati i Sorosit’/ Kongresi Amerikan kundër Komisionit Europian: Nuk po garantoni zgjedhje të lira…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët e panë qartë një ditë më parë se sa ndryshe mendojnë Uashingtoni dhe Brukseli kur bie fjala tek çështja e zgjedhjeve në Shqipëri.

Por ky dallim është shpërfaqur muaj më parë, me ardhjen e administratës së Donald Trump në pushtet.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance mbajti një fjalim të ashpër në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kritikoi ashpër kontinentin e vjetër për qasjen e tij ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ky hendek mes Uashingtonit dhe Brukselit bëhet edhe më i qartë në një letër të dërguar nga Kongresi Amerikan një ditë më parë për drejtuesen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Kryetari republikan i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast, së bashku me disa kongresmenë të tjerë të djathtë, thotë se SHBA janë alarmuar për shkak të standardeve të dyfishta që po përdoren nga Brukseli për zgjedhjet presidenciale në Poloni.

“Shprehim shqetësim i thellë për zhvillimet e raportuara në Poloni që mund të dëmtojnë integritetin e proceseve të saj demokratike”, thuhet në letër.

“Sot, Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Brian Mast, së bashku me anëtarë të tjerë të panelit, i dërguan një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shprehur shqetësime serioze mbi rolin e Bashkimit Evropian në sigurimin e zgjedhjeve të ndershme ndërsa Polonia i afrohet raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 1 qershor 2025.

Kryetari Mast dhe kolegët e tij republikanë citojnë raportime të fundit se një OJQ polake me lidhje me donatorin e madh të Partisë Demokrate në SHBA, George Soros, ka lehtësuar një fushatë në rrjetet sociale me vlerë 105,000 dollarë, që përfshin reklama politike të dyshuara si të paligjshme, duke promovuar kandidatin e Koalicionit Qytetar, Rafal Trzaskowski, dhe duke diskredituar rivalët e tij.

Këto zhvillime të reja pasojnë një refuzim shumëmujor nga qeveria aktuale e Polonisë për të lëshuar dhjetëra miliona dollarë fonde publike për fushatën e partisë opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS),” thuhet në letër.

Por si është historia e shpjeguar me pak fjalë?

Të dielën votohet për presidentin e ardhshëm të Polonisë. Në garë janë Rafal Trzaskowski i qendrës së majtë dhe Karol Nawrocki i qendrës së djathtë.

Një OJQ e lidhur me Sorosin ka sponsorizuar mijëra dollarë reklama në rrjetet sociale për të diskredituar kandidatin e djathtë. Ligji e ndalon rreptësisht që të përdoren para të huaja për të financuar fushatën. Megjithatë, autoritetet polake nuk bënë asgjë për të ndalur këtë fushatë.

Nga ana tjetër, komisioni zgjedhor ka bllokuar miliona euro që duhet t’i jepeshin kandidatit të djathtë për të bërë fushatën, me pretendimin se të djathtët kanë shkelur rregullat dhe ligjet zgjedhore në të shkuarën.

Gjykata Supreme e Polonisë ka marrë vendim për të çliruar këto fonde, por qeveria e majtë atje nuk pranon të zbatojë vendimin me pretendimin se nuk e njohin këtë gjykatë.

Etiketa: EuropeKongresZgjedhje

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com