GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kandidati për kancelar gjerman: Dua ta bëj botën një vend më të mirë

13:27 - 04/10/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kandidati për kancelar gjerman: Dua ta bëj botën një vend më të mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një interviste për “Der Spiegel”, Olaf Scholz, kandidati i Partisë Social Demokratike dhe pretendenti kryesor për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka folur ndër të tjera, për të krijuar një qeveri të qëndrueshme, dhe zbulon të përbashkëtat me Angela Merkel.

Gjatë intervistës, ai tha se me bindje se zgjedhësit gjermanë duan një fillim të ri, dhe e duan atë si kancelar të ardhshëm.

“Njerëzit kanë zgjedhur qartazi një qeveri të re. Ata duan një fillim të ri dhe një qeveri progresive. Ata kanë zgjedhur Partinë Social Demokratike, partinë më të fortë, dhe ata duan që unë të jem kancelari i ardhshëm. Me votat e tyre, gjermanët kanë forcuar tre parti:SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Ky është një mesazh që këto 3 parti të lëvizin për të formuar bashkë një qeveri”.

Pjesë nga intervista:

Tani po flisni për një fillim të ri, por gjatë fushatës elektorale ju u paraqitët si garantues i vazhdimësisë dhe stabilitetit. Çfarë duan gjermanët: një fillim të ri apo stabilitet?

Njerëzit duan përparim. Të tria partitë i bashkon ideja e përparimit në shoqëri. Ato kanë ide të ndryshme por të mbivendosura në lidhje me këtë gjë. Idetë e SPD-së për përparimin kanë të bëjnë me modernizimin industrial, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu, të cilat ne duam t’i ndalim.

Natyrisht, ndryshimi i klimës ka një rol të spikatur në narrativën e të Gjelbërve për progresin. Dhe FDP është e përqendruar në modernizimin teknologjik dhe të drejtat civile. Unë jam optimist se ne mund të jemi të suksesshëm në krijimin e një koalicioni “semafor”.

Angela Merkel u rizgjodh3 herë në detyrë, pasi elektorati mendonte se kancelarja po i shpëtonte ata nga sfidat e kohës sonë. A kanë frikë gjermanët nga ndryshimi?

Gjatë fushatës zgjedhore, unë kam folur vazhdimisht mbi mënyrën se si mund të krijojmë siguri me kalimin e kohës, pra mbi mënyrën se si mund të mbështeten njerëzit? Një udhëheqës duhet ta kuptojmë pse janë të shqetësuar njerëzit në vendet e pasura të Perëndimit.

Ata e dinë se në dallim nga disa dekada më parë, sot ka disa vende me aftësi industriale të ngjashme me tonat. Dhe kjo krijon një ndjenjë pasigurie.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse partitë populiste të krahut të djathtë janë në rritje në shoqëritë e pasura të Evropës, kjo është arsyeja pse fitoi Donald Trump në SHBA,dhe pse në Britani pati një shumicë pro Brexit. Premtimi i tyre mashtrues, është se ne mund të rikthehemi pas tek e shkuara. Ndaj duhet të kemi një përgjigje për këtë gjë.

Dhe cila është ajo?

Ne duhet të modernizojmë industrinë gjermane, në mënyrë që të kemi ende punë të mira pas 10, 20 apo 30 vjetësh. Shumë gjermanë kanë frikë se në një moment, do të shohim me trishtim zhvillimin e kontinenteve të tjera. Votuesit duan që ne të merremi me sfidat që kemi përpara.

Kështu më thanë njerëzit në fabrikat e çelikut, kompanitë kimike, kompanitë e inxhinierisë mekanike dhe në industrinë e makinave. Gjermania duhet të guxojë që të hedhë që tani themelet teknologjike dhe industriale për të ardhmen. Dhe synimi është të jemi një vend i industrializuar neutral ndaj klimës në pak më pak se 25 vjet. Kjo gjë mund ta rikthejë sërish besimin e humbur.

Gjatë fushatës, ju e cilësuat veten si trashëgimtarin e vërtetë të Angela Merkel. Çfarë keni të përbashkët me kancelaren?

Zonja Merkel ka një rekord të suksesshëm. Madje edhe si një socialdemokrat, unë nuk e kam të vështirë ta pranoj këtë. Tek e fundit, ne ishim pjesë e koalicionit në 3 nga 4 qeveritë e Merkel dhe arritëm të çojmë përpara shumë gjëra që ishin të rëndësishme për ne.

Merkel dhe unë e dimë se politika ka nevojë për liderë këmbëngulës.

Se në politikë ti duhet të luftosh fort dhe për një kohë të gjatë për gjërat që janë të rëndësishme. Në një vend federal si Gjermania, në Evropë dhe në botë, duhet të koordinohesh dhe harmonizosh me shumë veprime. Unë e nisa këtë proces, me marrëveshjen për një taksë minimale globale 3 vjet më parë, dhe sot 130 vende të botës janë zotuar për ta arritur këtë gjë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa këmbëngulje.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve është i qartë, pasi CDU dhe CSU pësuan një humbje historike dhe janë votuar të qëndrojnë në opozitë.

Etiketa: kancelar

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“Shqiptarët më duan”, Reja: Javën e ardhshme kthehem në Shqipëri, pres konfirmimin e rritjes

VIDEO, kualifikueset e Botërorit, Reja: E vetmja zgjidhje është fitorja

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com